Plagoset një person në Prizren

Një person është plagosur në Prizren gjatë ditës së sotme në Prizren.

Sipas njoftimit të Policisë së Rajonit të Prizrenit, rreth orës 11:30 është pranuar një informatë se në rrugën “Ali Hadri” ka pasur të shtëna me armë.

Pas marrjes së informatës policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sipas raporteve fillestare dyshohet se një mosmarrëveshje në mes dy personave ka eskaluar në përdorimin e armës nga i dyshuari  me ç’ rast është plagosur një person.

I plagosuri është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim mjekësor.

Hetuesit policorë kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin e më pas kanë kryer bastisje në shtëpinë e tij ku janë gjetur dhe sekuestruar pesë armë të brezit, një elektroshok dhe sasi e konsiderueshme e fishekëve të kalibrave të ndryshëm.

I dyshuari sipas policisë është ndaluar nën masën e arrestit./kallxo.com

Më Shumë

Aktorët trumbetues elektoralë

Nga Azem Lajqi 1. Shfaqja pompoze e një grupi mërgimtarësh në ANP, para zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke trumbetuar emrin e një miti modern, ishte ngacmim...

Panairi i 26-të i Librit nis me moton “Libri hap botën”

Të gjithë pasionantët e librit takohen sot në Prishtinë në kryengjarjen e fushës së librit shqip, pasi Panairi i 26-të i Librit “Prishtina 2026”...

Lajmet e Fundit