82 vdekje në trafik në gjysmën e parë të vitit

Periudha janar- gusht e këtij viti ka shënuar gjithsej 10 mijë e 507 aksidente trafiku në të gjithë Kosovën.

Nga të gjitha këto aksidente, 63 kanë qenë me fatalitet ku 82 persona kanë vdekur.

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria e Përgjithshme e Policisë me anë të disa statistikave, drejtuar KALLXO.com, ka treguar se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, aksidente me fatalitet kanë qenë 76, pra  13 më shumë se këtë vit.

Numri i të vdekurve në aksidente trafiku vitin e kaluar ka qenë 85, tre më shumë se këtë vit.

8 mijë e 312 persona kanë marrë lëndime nga aksidentet të cilat janë raportuar me lëndime trupore.

Sipas statistikave, këtë vit numri i aksidenteve me lëndime ka rënë për 366 më pak se vitin e kaluar në të njëjtën periudhë.

Aksidente të cilat janë raportuar me dëme materiale sipas statistikave janë gjithsej 6 mijë e 312.

Policia në statistika ka paraqitur edhe numrin e tiketave të shqiptuara në trafik, numri i të cilave është 274 mijë e 717.

 

Më Shumë

Paraburgim për shoferin e kamionit të betonit që shkaktoi vdekjen e punëtorit të Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për shoferin e kamionit të betonit nga i cili u shkaktua vdekja...

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Lajmet e Fundit