Senati i UPZ-së jep propozime për tejkalimin e situatës me rektorin

Senati i Universitetit të Prizrenit ka dhënë një propozim për të tejkaluar situatën e pezullimit të Rektorit, pasi që Këshilli Drejtues ende nuk ka arrit ta caktoj një ushtrues detyre për këtë pozitë.

Ky Senat konsideruar përgjegjësitë që ka në bazë të mbarëvajtjes së procesit mësimor ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme, ku Senatorët dolën me këto qëndrime:

“Senati i UPZ-së shprehë shqetësim për gjendjen e krijuar në UPZ dhe njëkohësisht kërkon me ngulim zbatimin e Ligjit dhe mënjanimin e tendencave për ndërhyrje në vendimet e organeve qeverisëse të UPZ=së. Kërkojmë që të gjinden rrugë ligjore dhe akademike për emërimin e ushtruesit të detyrës së Rektorit”.

“Senati i UPZ-së vlerëson qëndrimet e anëtarëve të KD të zgjedhur nga Senati i UPZ-së në veprimet e deritanishme lidhur me zgjedhjen e u.d. të Rektorit të UPZ-së. Ne kërkojmë që në afatin sa më të shkurtër të mundshëm, brenda kësaj jave të tejkalohet kjo gjendje”.

“Senati i UPZ-së kërkon nga KD që zgjedhjen e UD të Rektorit ta bëjë në përputhje të plotë me dispozitat ligjore për zgjedhjen e Rektorit si dhe duke respektuar masën e përkohshme të Gjykatës Themelore në Prizren”.

“Senati i UPZ-së u bën thirrje stafit akademik, administrativ dhe studentëve që të vazhdojnë kryerjen e detyrave dhe obligimeve të tyre, duke ndihmuar kështu në tejkalimin e situatës së krijuar”.

“Senati bën thirrje për të gjithë personat relevant në vendimmarrje që të dëgjojnë zërin e studentëve, të personelit akademik dhe mbi të gjitha të respektojnë dispozitat ligjore dhe vendimet e organeve të drejtësisë”.

“Senati kërkon që të respektohet neni 13 i Ligjit mbi Arsimin e Lartë, mbi autonominë e Universitetit”.

Të gjitha këto pika janë qëndrime të Senatorëve të Universitetit dhe ky Senat ka bërë të ditur se distancohet nga çdo deklarim tjetër që nuk përfaqëson atë

Më Shumë

Haxhi Avdyli kërcënohet me dajak në Facebook

Haxhi Avdyli i cili do të kandidoj në listën e LDK-së, si pjesë e ekipit të Vjosa Osmanit, ka publikuar në Facebook një kërcënim...

Eurovision 2026, zgjidhen 10 finalistët e parë në Vjenë, të gjithë sytë kthehen nga Alis dhe kënga “Nan” në gjysmëfinalen e dytë

Sipari i edicionit të 70-të të Eurovision Song Contest u ngrit zyrtarisht mbrëmjen e së martës në kryeqytetin austriak, duke mbyllur me sukses natën...

Lajmet e Fundit