19.5 C
Prizren
E diel, 19 Prill, 2026

Luftërat me qen s’ka kush i ndal, në Rahovec një e tillë u zhvillua deri në ngordhje

Përkundër faktit që është e kundërligjshme dhe me gjithë thirrjet e vazhdueshme të dashamirëve të kafshëve, garën me qen në Kosovë s’ka kush e ndalë.

Një luftë e tillë u zhvillua ditë më parë në Rahovec. Dashamirët e kafshëve kanë shkruar në adresë të portalit Koha.net, për ta publikuar këtë lajm me qëllim që një gjë e tillë mos të përsëritet më.

Në bazë të bisedave që janë bërë në mes të anëtarëve pjesëmarrës aty, bëhet me dije se lufta në mes të qenve është zhvilluar deri në ngordhjen e njërit prej tyre. Një gjë të tillë e tregon edhe një fotografi, në të cilën shihet njëri qen i rrëzuar për tokë e një tjetër sipër tij.

Në një korrespodencë po në rrjetin social Facebook shihet se si çmohet lart pronari i qenit fitues.

Ndërkohë, më shumë se 8 mijë vetë janë nënshkruar në një peticion që bën thirrje që në Kosovë të ndalet përgjithmonë gara që mbyt qentë. Nëse dëshironi ta nënshkruani peticionin, klikoni KËTU.

Më Shumë

Totaj deklaron pasurinë, të hyra të larta nga qiraja dhe asnjë detyrim financiar

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka dorëzuar deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë për vitin 2026 në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Sipas...

Tërhiqet nga boksi Amarildo Bakaj në moshën 26-vjeçare

Boksieri i njohur shqiptar, Amarildo Bakaj, ka tronditur opinionin sportiv duke njoftuar tërheqjen e parakohshme nga ringu në moshën 26-vjeçare. Përmes një reagimi prekës në...

Lajmet e Fundit