10.9 C
Prizren
E enjte, 28 Nëntor, 2024

Rahovec:Dënohet me kusht i akuzuari që rrezikoi trafikun publik duke drejtuar automjetin pa patentë shofer

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec e ka dënuar me katër muaj burgim të akuzuarin për rrezikim të trafikut publik, Mentor Sopjani.

Mirëpo, dënimi me burg ndaj Sopjanit nuk do të ekzekutohet nëse ai në periudhën një vjeçare nuk kryen vepër tjetër penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktgjykimi ndaj tij është shpallur të enjten, nga gjykatësi Ilir Rashkaj, pasi që i akuzuari paraprakisht e ka pranuar fajësinë për akuzën me të cilën ngarkohet.

Pas pranimit të fajësisë, i akuzuari Sopjani ka thënë se ndjehet fajtor për veprën të cilën e ka kryer dhe pendohet për rastin që i ka ndodhur.

Ai ka kërkuar nga gjykata që me rastin e caktimit të dënimit të ketë parasysh se është i gjendjes së dobët ekonomike, ashtu që t’i shqiptojë një dëmin sa më të butë.

Pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit nuk e ka kundërshtuar prokurorja Dëshire Jusaj, e cila shtoi se pranimi i fajësisë ka mbështetje në provat që gjenden në shkresat e lëndës.

Gjyqtari Rashkaj, të akuzuarin e ka obliguar t’i paguaj shpenzimet procedurale, dhe atë në emër të ekspertizës mjeko-ligjore shumën prej 50 euro, për ekspertizën e komunikacionit në shumën prej 20 euro dhe shumën prej 30 euro në emër të paushallit gjyqësor.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj Mentor Sopjani më 28 shtator 2017, duke e ngarkuar atë me veprën penale “rrezikim i trafikut publike”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri me 3 qershor 2017, rreth orës 14:45, në rrugën Gjakovë-Prizren nga pakujdesia rrezikon trafikun publik dhe jetën e njerëzve.

Në aktakuzë thuhet se  në dalje të fshatin Xërxë të Rahovecit, pa patent shofer, i pandehuri Sopjani, duke drejtuar automjetin e markës “Audi 89” pronë e të dëmtuarit Danë Zymit, nuk ia përshtat shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës dhe humb kontrollin, ashtu që del nga shiriti i tij në shiritin e majtë të rrugës, dhe fillimisht godet automjetin transportues “Man”, ku i njëjti nga intensiteti i fërkimit të goditjes humb kontrollin dhe del nga rruga kryesore në anën e djathtë dhe përplaset në humnerë.

Tutje, në aktakuzë thuhet se si pasojë e këtij aksidenti, automjeti pasi që bie në humnerë ndizet në flakë dhe digjet, ndërsa me këtë rast lëndime të lehta trupore kanë pësuar vet i pandehuri Sopjani dhe pasagjeri Dan Zymi, si dhe dëme materiale i është shkaktuar të dëmtuarit  Sokol Ahmetgjekaj. /Betimipërdrejtësi

Më Shumë

Policia në Prizren shpall në kërkim dy persona të dyshuar për vjedhje

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët lidhur me një rast penal të ndodhur më 28 shkurt...

Vetura godet për vdekje një këmbësor në Krushë të Madhe

Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, në rrugën që lidh Gjakovën me Prizrenin. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i...

Lajmet e Fundit