2.7 C
Prizren
E martë, 3 Shkurt, 2026

Prizreni gati për “Cineplexxin”(Video)

Qyteti i Prizrenit bëhet qendra e dytë në Kosovë, në të cilën do të vendoset kinemaja e rrjetit të njohur “Cineplexx”.

Pasionantët e filmave do të mund të shohin projektet e reja filmike në pesë sallat e kësaj kinemaje të operatorit austriak.

Gjatë prezantimit të fazës së dytë të projektit për shtrirjen e “Cineplexx”- it në qytetin e Prizrenit, është bërë e ditur se në hapësira prej 1500 metrash katrorë do t’i ketë 800 ulëse.

Milazim Salihu, drejtor gjeneral i “Cineplexxit” për Kosovë, theksoi se dinamika e repertorit të kësaj kinemaje brenda një viti, parashihet t’i sjell afro 500 mijë shikues në Prizren.

Yjet e kinematografisë botërorë do të defilojnë përmes ekraneve të “Cineplexxit” që do të vendosen në hapësirën e Qendrës tregtare “Galeria”.

“Cineplexx” në Prizren do të hapet për shikuesit në muajin shtator.

Më Shumë

Formohet kabineti i ri drejtues i Komunës së Suharekës

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka formuar kabinetin e ri drejtues, i cili përbëhet nga nënkryetarja dhe drejtorët e drejtorive komunale që...

Bashkimi shumë i fortë për Sigal Prishtinën

Bashkimi i Prizrenit dominoi në derbin tradicional të ProCredit Superligës, duke mposhtur bindshëm Sigal Prishtinën me rezultat 84:63. Vendasit treguan lojë të qëndrueshme gjatë të...

Lajmet e Fundit