4.6 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Hoxhaj: Therandës i duhet në kryetar që është partner i Qeverisë

Enver Hoxha suharekMinistri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Enver Hoxhaj, duke e shoqëruar kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të komunës së Therandës,  Ramë Vataj, gjatë një takimi që zhvilloi të martën mbrëma në fshatin Sllapuzhan, ka thënë se partneri më i mirë i qytetarëve të Therandës është kandidati i PDK-së, Ramë Vataj.

Hoxha ka thënë më tej në këtë takim se qytetarët e Therandës duhet ta zgjedhin një kryetar që është partner i Qeverisë, në mënyrë që të nisin për t’i zgjidhur problemet e shumta që kanë. Gjatë fjalës së tij, Hoxhaj e ka marrë shembullin e Malishevës, e cila, sipas Hoxhajt, për dallim nga Theranda, ka arritur rezultate në qeverisje falë partneritetit me Qeverinë e Kosovës.

Edhe në këtë takim elektoral, kandidati për kryetar të komunës së Therandës, Ramë Vataj, i shoqëruar edhe nga ekipi e tij, e ka shpalosur programin qeverisës për Therandën në mandatin e ardhshëm katërvjeçar. E veçanta e këtij takimi zgjedhor në Sllapuzhan ka qenë se aty kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e partive të tjera, të cilët patën rastin të marrin premtimin e Vatajt, për zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm që ka ky fshat.

Vataj më tej ka përmendur dështimet e qeverisë që po ikën, sidomos me punimet e këqija që ajo i ka bërë në disa projekte të ujësjellësit, të cilat janë dëmtuar ende pa hyrë në funksion. Ai premtoi se në bashkëpunim me kompaninë ujore “Hidroregjioni jugor” në Prizren, do të bëjë zgjidhje për ujë të pijshëm për 15 fshatra, me kapacitet prej 15 litrash ujë në sekondë.

Më Shumë

27 vjet nga masakra në Celinë, Fortesë dhe Brestoc

Sot mbushen 27 vjet nga masakrimi i dëshmorëve dhe martirëve në fshatrat Fortesë, Brestoc dhe Celinë të Komunës së Rahovecit. Gjatë luftës së vitit 1999...

Bashkimi kërkon fitoren e dytë në Play-off ndaj Prishtinës

Bashkimi do të përballet sonte me KBF Prishtina në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Play-offit në Superligën e Femrave. Skuadra prizrenase e nisi në...

Lajmet e Fundit