12.5 C
Prizren
E shtunë, 14 Qershor, 2025

Prokuroria në Prizren / Aktakuza, ndalime, paraburgime e sekuestrim të arëmve

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur gjashtë aktakuza kundër shtatë personave, gjatë 24 orëve.

Tre persona janë ndalur për 48 orë, kurse dy të tjerë u është caktuar masa e paraburgimit.

Janë sekuestruar edhe armë,transmeton “PrizrenPress”.

Komunikata e plotë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, njërin me dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, ndërsa tjetrin me dyshimin se ka kryer veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”. Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave. Njëra kërkesë është paraqitur ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, kurse, kërkesa tjetër ndaj një (1) personi, shtetas i Shqipërisë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.

Sekuestrimet e përkohshme:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka paraqitur kërkesë për sekuestrim, në Gjykatën Themelore në Prizren, nën dyshimin se një (1) person është përfshirë në veprën penale, “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.
Me këtë rast janë sekuestruar:
– Një (1) pistoletë;
– Një (1) karikator i të njëjtës pistoletë, si dhe
– Katër (4) fishek të kalibrit 9mm.

Aktakuzat:

Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Më Shumë

Në Zgatar të Dragashit shënohet 147-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Për nder të përvjetorit të 147-të të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në fshatin Zgatar të Dragashit u mbajt manifestimi tradicional "Sofra e Ymer Prizrenit". Në...

Gazetari i NYT: Po flisnim me Adem Jasharin por nuk e kuptuam deri më vonë se ishte ai

Trupa të vrarë e të masakruar… Nëna me fëmijë duke kaluar kufirin, pa ushqim, pa strehë… Imazhet e mëngjesit të 26 shtatorit të vitit 1998...

Lajmet e Fundit