3.8 C
Prizren
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Prokuroria e Prizren po heton 11 persona për ditën e zgjedhjeve

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë procesit zgjedhor për Kuvendin e Kosovës, kanë qenë të angazhuar në parandalimin e cenimit të drejtës së votës dhe ndjekjen penale ndaj kryesve të veprave penale kundër të drejtës së votimit.

Prokuroria thotë se rastet e paraqitura tek Prokurori i Shtetit dhe ato të filluara me iniciativën e tij, në bazë të informatave të marra nga mediat dhe shoqëria civile, janë trajtuar me përparësi nga prokurorët.

“Deri në ditën e sotme Prokurorit të Shtetit i janë paraqitur tridhjetë e pesë informata për dyzet e një persona nën dyshimin se kanë kryer veprat penale që lidhen me procesin zgjedhor, prej të cilëve shtatë komisionerë, dhe tridhjetë e katër qytetarë. Për më tej, nga numri i përgjithshëm i këtyre 41 personave, njëzet e pesë prej tyre janë ndaluar (për 48 orë), për dy prej tyre gjykata ka shqiptuar masën e paraburgimit, ndërsa ndaj një të dyshuari, gjykata ka shqiptuar masën e arrestit shtëpiak”, thuhet në komunikatë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka trajtuar gjashtë raste ndaj gjashtë personave, me dyshimin se kanë kryer vepër penale, si në vijim:

–              Një person në komunën e Graçanicës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prezantim i rremë si person zyrtar” nga neni 409 të KPK-së. Rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt;

–              Një rast me dyshimin e kryerjes së veprës penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, nga neni 212 të KPK-së.

–              Një person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”, nga neni 210 të KPK-së. Rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt;

–              Një person në komunën e Prishtinës  i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, nga neni 212 të KPK-së. Rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt;

–              Një rast me dyshim për kryerjen e veprës penale “Pengimi i procesit të votimit”, nga neni 214 të KPK-së. Rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt;

–              Një person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, nga neni 212 të KPK-së. Rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt;

Prokuroria Themelore në Prizren, ka trajtuar dhjetë raste ndaj njëmbëdhjetë personave, me dyshimin se kanë kryer vepër penale, si në vijim:

–              Katër persona në komunën e Prizrenit të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit” nga neni 215 të KPK-së.

–              Një person në komunën e Mamushë-s, i dyshuar për kryerjen e veprës penale Cenimi i fshehtësisë së votimit” nga neni 215 të KPK-së.

–              Dy persona në komunën e Prizrenit, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit” nga neni 215 të KPK-së.

–              Një person në komunën e Suharekës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit” nga neni 215 të KPK-së.

Personat të cilët ishin ndaluar për 48 orë lidhur me fotografimin e votës, janë lëshuar në procedurë të rregullt hetimore për t’u vërtetuar elementet e veprës penale nga neni 215 të KPK.

–              Dy persona në komunën e Suharekë-s, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”, nga neni 217. Rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt;

–              Një person në komunën e Suharekës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, nga neni 212 të KPK-së. Rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt;

Prokuroria Themelore në Pejë, ka trajtuar dy raste ndaj tre personave, me dyshimin se kanë kryer vepër penale, si në vijim:

–              Dy persona, njëri prej tyre komisioner ndërsa tjetri qytetar, në komunën e Klinës, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i të drejtës së votimit”, nga neni 213. Të dyshuarit fillimisht ishin të ndaluar për 48 orës. Rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt;

–              Një person i dyshuar në komunën e Deçanit i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, nga neni 212. Rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka trajtuar dhjetë raste ndaj dhjetë personave, me dyshimin se kanë kryer vepër penale, si në vijim:

–              Katër persona në komunën e Gjakovës, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit” nga neni 215 të KPK-së.

–              Tre persona në komunën e Rahovecit, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit” nga neni 215 të KPK-së.

Personat të cilët ishin ndaluar për 48 orë lidhur me fotografimin e votës, janë lëshuar në procedurë të rregullt hetimore për t’u vërtetuar elementet e veprës penale nga neni 215 të KPK.

–              Një person në komunën e Gjakovës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pengimi i procesit të votimit” nga neni 214 të KPK-së. I dyshuari ishte i ndaluar për 48 orë. Rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt;

–              Dy komisionerë në komunën e Gjakovës, të dyshuar për  kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve”, nga neni 211, të KPK-së. Të dyshuarit ishin të ndaluar për 48 orë. Rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt;

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka trajtuar dy raste ndaj tre personave, me dyshimin se kanë kryer vepër penale, si në vijim:

–              Dy persona në komunën e Kllokotit, të dyshuar për  kryerjen e veprës penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”, nga neni 210, të KPK-së. Ndaj të dy të dyshuarve është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

–              Një person në komunën e Vitisë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Parandalimi i ushtrimit të së drejtës për të votuar” nga neni 209 të KPK-së. I dyshuari ishte i ndaluar për 48 orë, dhe me kërkesë të prokurorit, gjykata i ka shqiptuar masën e arrestit shtëpiak;

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka trajtuar katër raste ndaj shtatë personave, me dyshimin se kanë kryer vepër penale, si në vijim:

–              Dy komisionerë në Komunën e Mitrovicës, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve”, nga neni 211, të KPK-së. Dy të dyshuarit fillimisht ishin ndaluar për 48 orë. Rasti është në procedurë të rregullt hetimore;

–              Dy komisionerë në Komunën e Leposaviqit, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve”, nga neni 211, të KPK-së. Dy të dyshuarit fillimisht ishin ndaluar për 48 orë. Rasti është në procedurë të rregullt hetimore;

–              Tre persona në komunën e Mitrovicës, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pengimi i procesit të votimit” nga neni 214 të KPK-së. Tre të dyshuarit fillimisht ishin ndaluar për 48 orë. Rasti është në procedurë të rregullt hetimore;

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka trajtuar një rast ndaj një personi, me dyshimin se ka kryer vepër penale, si në vijim:

–              Një person në komunën  e Shtërpcës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”, nga neni 210 të KPK-së. I dyshuari fillimisht ishte ndaluar për 48 orë. Rasti është në procedurë të rregullt hetimore.

________________________________________

Prokurori i shtetit konstaton se gjatë procesit zgjedhor për Kuvendin e Kosovës të datës 6 tetor 2019, ka trajtuar këto lloje të veprave penale:

–              Një vepër penale “Parandalimi i ushtrimit të së drejtës për të votuar” neni 209 të KPK-së

–              Katër vepra penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve” neni 210;

–              Gjashtë vepra penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve” nga neni 211;

–              Pesë vepra penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga neni 212;

–              Dy vepra penale “Keqpërdorimi i të drejtës së votimit”, nga neni 213;

–              Pesë vepra penale “Pengimi i procesit të votimit”, nga neni 214;

–              Pesëmbëdhjetë vepra penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit”, nga neni 215;

–              Tri vepër penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”, nga neni 217;

–              Një vepër penale “Prezantimi i rremë si person zyrtar”, nga neni 409 të KPK-së.

Prokurori i shtetit, informon publikun e gjerë se edhe pas ditës së votimit, në vazhdimësi është duke grumbulluar informata lidhur me disa deklarime publike të veprave penale kundër të drejtës së votimit. Pas verifikimit të informatave të cilat janë duke u trajtuar me prioritet nga ana e prokurorëve do të ndërmerren veprimet tjera hetimore bazuar në dispozitat ligjore

Më Shumë

80 vjet trashëgimi kulturore: SHKA “Agimi” feston jubileun në Prizren

Shoqëria Kulturo-Artistike “Agimi” festoi sot 80-vjetorin e saj me një ceremoni solemne të mbajtur në Prizren, ku morën pjesë personalitete të shquara, përfaqësues të...

Pyetja e 3-vjeçares “e detyroi” ta shpikte kamerën e parë

Teksa teknologjia na ka bërë të gjithëve ‘fotografë’, si çdo pajisje tjetër edhe kamera e parë, e njohur si “Polaroid”, daton para mbi 75...

Lajmet e Fundit