8.9 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Ilir Shaqiri sjell librin më të ri poetik “Ith”

 

Pas disa botimeve të suksesshme (studimit letrar “Estetika dhe semiotika në krijimtarinë artistike të nënës”, dy romaneve: “Tan Temali” e “Lemza e dheut” dhe poemës “Adem Jashari”), artisti i mirënjohur nga Prishtina, Ilir Shaqiri, sjell librin e radhës – kësaj here një libër mikst, kryesisht me poezitë më të reja të tij dhe me katër tregime.

Libri të cilin e ka botuar botuesi i mirënjohur nga Tirana “Toena” titullohet “Ith” dhe brenda kopertinave ka katër tregime (proza publicistike dokumentare) kurse pjesa qendrore përfshinë një krijimtari të pasur poetike të autorit, kryesisht me poezi të shkruara viteve të fundit.

Recensenti i këtij libri, Zef Kakoca, ka shkruar se Ilir Shaqiri si artist polivalent (kantautor, shkrimtar, romancier) “në thelb është poet”.

“Vepra e Shaqirit është rrëfim, prozë, ese; është e lidhur me hulumtime historike, njohuri letrare, estetike, shkencore, metodologjike, me eksplorime të shumanshme, dhe në të gjithë këtë gjejmë poezinë”, ka shkruar Kakoca.
Redaktori i këtij botimi, Arben Veselaj, ka shkruar në pasthënie se poezia e Ilir Shaqirit “gati në asnjë rast, nuk e shmang dot muzikën”.

“Ritmi, rima, versi, figurat, idetë letrare etj., në njësinë versifikative jepen sikur në një pentagram muzikor”, ka shkruar Veselaj.

Sipas pasthënies së redaktorit Veselaj, veprat letrare të Ilir Shaqirit “gjithnjë e më shumë po bëhen interes i shtuar jo vetëm për lexuesit, por edhe për studiuesit, kritikët dhe mediat në gjithë hapësirën kombëtare shqiptare”.

“Dy romanet dhe poema për heroin nacional të Kosovës Adem Jasharin, e bëjnë Ilir Shaqirin një artist ambivalent, i cili duke i shkrirë mjeshtërisht dy artet e mëdha – muzikën dhe letërsinë, u bënë jehonë ideve të mëdha njerëzore kombëtare dhe universale”, ka shkruar Veselaj.

Më Shumë

Të dielën ndryshohet ora, akrepat shkojnë 60 minuta para

Të dielën do të ndërrohet ora dimërore. Ndërrimi i orës bëhet në orën 02:00 të mëngjesit, kur akrepat do të lëvizin 60 minuta para. Me...

I dyshuari për mbi 500 kg drogë dorëzohet në polici, kërkohet paraburgim

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se i dyshuari F.N., 46-vjeçar nga fshati Maqitevë i Suharekës, i cili ishte në kërkim, është dorëzuar në...

Lajmet e Fundit