Tragjedia në Shqipëri: Komuna e Malishevës ndalon të gjitha aktivitetet për 28 Nëntor

Komuna e Malishevës ka ndaluar të gjitha aktivitetet e parapara për 28 Nëntor pas tërmeteve që ndodhën në Shqipëri ku disa persona mbetën të vdekur e shumë të tjerë të lënduar.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media bërë nga Komuna.

“Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, pasi është konsultuar me organet përgjegjëse komunale, vendosi t’i pezulloi të gjitha aktivitete të parapara për shënimin e 28 Nëntorit. Komuna e Malishevës, solidarizohet me vëllezërit dhe motrat në Shqipëri nga tërmeti i sotshëm që ndodhi, njëherësh shpreh dhembjen, për ata që humbën më të dashurit e tyre në këtë fatkeqësi natyrore”, shkruhet në njoftim.

Më Shumë

Totaj priti kryeshefin e ri të “Hidroregjionit Jugor”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi,...

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Lajmet e Fundit