Komuna e Prizrenit sqaron prerjen drunjve

Komuna e Prizrenit përmes një komunikate ka sqaruar prerjen e dy drurëve në rrugën “Zahir Pajaziti”.Sipas komunës, drutë janë tharë dhe ka përfunduar cikli biologjik i tyre.

Po ashtu, komuna ka treguar se kompania e kontraktuar për krasitjen e drurëve do të bëjë zëvendësimin e drurëve të prerë me të rinj.

“Pas daljes në media të disa lajmeve lidhur me prerjen e drurëve në rrugën “Zahir Pajaziti”, Komuna e Prizrenit ndjehet e obliguar për të sqaruar këtë situatë. Në këtë rrugë janë prerë dy drurë, të cilët paraprakisht janë inspektuar nga Sektori i Mjedisit në Komunë dhe është konstatuar se trungu i drurët kanë qenë mbi 60% i tharë dhe cikli biologjik i tyre ka përfunduar. Prandaj prerja e tyre ka qenë e domosdoshme dhe kjo është bërë nëpërmjet kompanisë së kontraktuar nga Komuna për krasitje të drurëve. Kompania e kontraktuar drurët e tharë do t’i zëvendësojë me drurë të rinj”, thuhet në komunikatë.

Më Shumë

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Një 27 vjeçar e ka humbur jetën sot si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë pas përleshjes që ka ndodhur...

Tragjedia në Prizren: Babai i viktimës po vazhdon trajtimin mjekësor

Një mosmarrëveshje mes djemve të axhallarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur...

Lajmet e Fundit