12.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

650 ushtarë britanikë ngujohen, dyshon për infektim me virusin HIV

Rreth 650 ushtarë britanikë janë mbyllur në barakat e tyre në Keni të Afrikës pasi dhjetëra trupa që kishin pasur kontakte me prostituta kërkuan këshilla mjekësore.

Izolimi i tyre u urdhërua nga zyrtari komandues pasi rreth 100 anëtarë të personelit i përdorën shërbimet e punëtoreve të seksit, të cilat kishin ndërtuar shtëpi publike të përkohshme afër bazës së ushtarëve.

Këta ushtarë i përkasin Batalionit të Tretë dhe kishin shkuar në lindje të Afrikës për të marrë pjesë në ushtrimet ushtarake të quajtura “Stuhia Askari”.

Pas ushtrimeve ajrore, ushtarët për gjashtë javë morën pjesë në trajnime të tjera bashkë me inxhinierë dhe mjekë të Brigadës 16 për Sulme Ajrore. Megjithatë, pasi morën pushim, raportohet se dhjetëra ushtarë patën kontakte me prostituta afër qytezës Nanyukia, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Express”.

Së paku 30 ushtarë raportuan në një qendër mjekësore se kanë frikë që janë të infektuar me virusin HIV apo me ndonjë sëmundje tjetër seksualisht të transmetueshme pasi kanë pasur marrëdhënie të pambrojtura seksuale.

Pas këtij veprimi, koloneli Mark Swann, i cili e komandon këtë grup të ushtarëve, tha urdhër që ata të qëndrojnë në bazë deri në kthimin e tyre në Britani.

Më Shumë

Për herë të parë në Has, nesër mbahet “Enduro Meeting Pashtriku 2026” me motoristët nga mbarë vendi

Në Pashtrik të Hasit, nesër, më 10 maj 2026, duke filluar nga ora 10:00, do të zhvillohet për herë të parë takimi i motoristëve...

Policia Ushtarake e Karabinierëve patrullon në Prizren

Policia Ushtarake e Karabinierëve e caktuar në Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe, pjesë e misionit të KFOR-it, rregullisht zhvillon patrulla në Prizren me qëllim të...

Lajmet e Fundit