10.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Artistët e bluzit në Hjuston

Bluzi ne HjustonZhanri muzikor amerikan i njohur si bluz e ka zanafillën nga komunitetet afrikano-amerikane në jug të Shteteve të Bashkuara – vende si Memfis, Tenesi, zona përreth lumit Misisipi dhe fushat në lindje të Teksasit, në fillim të shekullit të XX-të. Shumë njerëz të rinj po rizbulojnë vlerat e bluzit, dhe disa madje po bëhen interpretues të mirë të kësaj muzikë. Të ndjekim profilet e dy artistëve të bluzit nga Hjustoni i Teksasit.

Një nga artistët e rinj më popullorë të bluzit në Hjuston është Josh Davidson, i njohur si The Mighty Orq. Ai e konsideron këtë lloj muzike me zanafillë në Amerikë një thesar kombëtar.

Ai ka mësuar stilet e këngëtarëve të famshëm të bluzit si të BB Kingut, Muddy Watersit, dhe të ndjerit Sam Lightnin’ Hopkins –it, ikonës së Shoqërisë Bluz të Hjustonit.

“Mendoj se magjia e bluzit është se ajo prek këdo. I flet ndjenjës njerëzore që çdokush ka përbrenda.”

Arsyeja është se bluz rrjedh nga emocionet e thella njerëzore, sipas një artisteje tjetër të njohur të bluzit nga Hjustoni, Annika Chambers.

“Ajo të pushton të gjithin, në lloj lloj mënyrash, është një muzikë që e ndjen thellë në shpirt”, transmeton VOA.

Annika Chambers i përkushtohet shumë çdo shfaqjeje. Ajo filloi të këndonte muzikë ungjillore në Hjuston, dhe kur po shërbente me ushtrinë amerikane në Kosovë, u njoh mirë me muzikën bluz.

Edhe pse bluzi filloi si një formë muzikore kryesisht nga afrikano-amerikanët, që dikur quhej “muzikë racore,” Chambers thotë se anëtarët e grupit të saj dhe dashamirësit reflektojnë se si gjërat kanë ndryshuar.

“Muzika është universale, kështu që na bashkon , pavarësisht racës. Unë jap shumë shfaqje dhe njerëzit që vijnë të më dëgjojnë janë gjithmonë të racave të ndryshme.”

Annika Chambers, e cila eksperimenton me stile flokësh dhe veshjeje po aq shumë sa me muzikën, pëlqen të shoqërohet me artistë të tjerë bluzi nga Hjustoni, përfshirë edhe The Mighty Orq.

Të dy lavdërojnë komunitetin inkurajues të bluzit të Hjustonit, të përbërë nga muzikantë, dashamirës, prezantues emisionesh radioje dhe pronarë klubesh të cilët shpesh organizojnë koncerte.

“Është një komunitet shumë i mrekullueshëm, dhe ka vende në pjesë të ndryshme të qytetit ku frekuentohen nga muzikantët dhe komuniteti.”

Të dy, The Mighty Orq dhe Annika Chambers kanë regjistruar këngë për albumet e tyre, duke ndihmuar me përhapjen e lajmit në lidhje me trashëgiminë e pasur të Hjustonit për bluz.

Më Shumë

Në gati çdo profesion në Kosovë, burrat paguhen më shumë sesa gratë – kaq janë pagat

Shumica e sektorëve në tregun e punës në Kosovë janë të dominuar nga burrat. Por, edhe në sektorët që punësojnë më shumë gra –...

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve – sërish pritet me protesta, marshe e aksione në Kosovë

Sot është Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve në Kosovë Rëndom, si vitet paraprake, edhe ky vit e gjen vendin me protesta e pakënaqësi nga punëtorët. Sindikata e...

Lajmet e Fundit