Mike Tyson tregon a do ta kishte nokautuar Klitschkon

Ish-kampioni i peshave të rënda në boks, Mike Tyson, beson se ai do të mundë ta kishte nokautuar Wladimir Klitschkon edhe në kulmin e karrierës së tij.

Wladimir Klitschko u bë një forcë e pamposhtur në botën e peshave të rënda në boks në mes të viteve të 2000-ta, pasi e emëroi trajner Emanuel Stewardin, transmeton Gazeta Express.

Ai ishte i pamposhtur nga tetori i vitit 2004 deri në nëntor të vitit 2015, përderisa e dominoi divizionin, duke i unifikuar titujt.

Por, Mike Tyson, i cili është kampioni më i ri në moshë në kategorinë e peshave të rënda në histori, beson se ai do të mundë ta mposhte këdo që s’përdor doping.

“Nuk po tregohem i pasjellshëm, nuk po tregohem egoist. Në një meç të pastër, pa drogë, vetëm ujë dhe ushqim, unë mund ta mposht këdo. Mendoj se do të vija bast me kokën time se do ta mposhtja”, kishte thënë Mike Tyson për Klitschkon.

“Unë do ta mposhtja këdo në kulmin e karrierës së tij, nëse përgatitemi vetëm me ujë, perime dhe vitamina”. /Gazeta Express/

Më Shumë

Junior 06 afër titullit, kalon në epërsi 2–0 në finalen e Play Off-it U16

Skuadra e vajzave U16 e Junior 06 Moni Bau ka hedhur një hap të madh drejt titullit kampion në Play Off, pasi ka shënuar...

Ministrja Gërvalla vizitoi Prokurorinë Themelore në Prizren: Nuk ka shtet të fortë pa drejtësi të fortë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka vizituar Prokurorinë Themelore në Prizren, ku u prit nga Kryeprokurori z. Petrit Kryeziu me të cilin...

Lajmet e Fundit