Dështoi tek Interi, Sanchez gati për aventurën e radhës në Seria A

Sulmuesi i Interit, Alexis Sanchez, mund ta vazhdojë aventurën e tij në Seria A edhe pas fundit të këtij sezoni. Anësori, i cili është në pronësi të Manchester United, nuk shkëlqeu me zikaltrit dhe këta të fundit nuk kanë ndër mend ta blejnë përfundimisht atë.

Sipas raportimit të “La Gazzetta dello Sport”, është Roma ajo që kërkon ta transferojë sulmuesin në kryeqytetin italian. Romakët e kërkojnë Sanchezin në formë huazimi deri në qershor të vitit 2021 dhe më pas me opsionin për ta blerë atë.

31-vjeçari numëron vetëm 15 ndeshje këtë sezon me fanellën e Interit, ku ka shënuar vetëm një gol dhe ka asistuar tre herë për shokët e skuadrës. Manchester United pagoi plot 34 milionë euro në arkat e Arsenalit, kur e bleu në merkaton e janarit në vitin 2018.

Më Shumë

Arrestohet edhe babai i të dyshuarit për vrasjen e imamit në Dragash

Pas arreastimit të Beshir Hamzës si i dyshuar për vrasjen e imamit, Gazmend Tahirovci, Policia e Kosovës e ka arrestuar edhe babain e dorasit...

Shpejtim Totaj, pjesë e Drinit të Bardhë edhe në sezonin e ardhshëm

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar se Shpejtim Totaj do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ardhshëm, pasi palët...

Lajmet e Fundit