-6.5 C
Prizren
E hënë, 12 Janar, 2026

Ambasadorët e Quint –it dhe përfaqësuesi i BE-së vlerësojnë zgjedhjet

Thaci-Quint-BEKryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot në një takim të përbashkët ambasadorët e vendeve të Quintit, dhe përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në një takim të përbashkët ambasadorët e vendeve të Quint-it në Kosovë dhe përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, me të cilët bisedoi për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, me theks të veçantë për procesin zgjedhor të 3 nëntorit.

Kryeministri i njoftoi ambasadorët dhe përfaqësuesin e BE-së për procesin zgjedhor i cili u zhvillua në një frymë fer, të lirë dhe demokratike, dhe shtoi se Kosova në këto zgjedhje kaloi testin evropian.

Me këtë rast kryeministri Thaçi falënderoi përfaqësuesit e vendeve të Quint-it dhe gjithë bashkësinë ndërkombëtare për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë dhe po i japin Kosovës, në të gjitha proceset e rëndësishme.

Në vazhdimësi të procesit zgjedhor, që do të zhvillohet me 1 dhjetor kryeministri Thaçi u shpreh i bindur që edhe kësaj radhe Kosova do ta përmbyll me sukses testin e demokracisë, duke zhvilluar zgjedhje të lira, transparente dhe demokratike.

Ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, e vlerësuan përkushtimin e kryeministrit dhe të Qeverisë së Kosovës, për një organizim të mirë të zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit dhe më këtë rast vlerësuan se Kosova me këto zgjedhje ka bërë një hap përpara në zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vërshime të mëdha në Suharekë, bllokohen disa rrugë

Me reshjet që kanë nisur që mbrëmjen e së premtes, disa zona në Suharekë janë përfshirë sërish nga vërshimet, duke vështirësuar qarkullimin rrugor. Kryetari i...

Liria ndahet me Bislimin dhe Elshanin

Liria e Prizrenit ka njoftuar zyrtarisht ndarjen e bashkëpunimit me futbollistët Gentrit Bislimi dhe Egzon Elshani, duke i falënderuar për kontributin e dhënë gjatë...

Lajmet e Fundit