17.7 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Lumbardhi i zi i Prizrenit

Shtrati i Lumbardhit të Prizrenit ditëve të fundit është mbushur me mbeturina që kanë dalë në sipërfaqe, pas reshjeve intensive të javës së shkuar.

Pamja e krijuar ka nxitur aktivistët e shoqërisë civile që angazhohen për mbrojtjen e lumit dhe të mjedisit, t’u bëjnë thirrje organeve komunale për pastrimin sa më të shpejtë të këtyre mbeturinave nga shtrati i lumit, raporton KOHA.

Njëherësh, është apeluar te qytetarët që ta ruajnë mjedisin dhe të mos e ndotin lumin.

Dren Marseli nga Bunarfest thekson se reshjet e javës së kaluar kanë rritur nivelin e ujit, gjë që ka bartur mbeturinat e vëllimshme nga pjesa e epërme e lumit dhe i ka ekspozuar ato në shtratin e tij.

“Ne kemi bërë thirrje, një reagim, që organet kompetente të reagojnë dhe të pastrojnë këtë pjesë të lumit, pasi që nuk po duket mirë. Edhe këto mbeturina janë të vëllimshme dhe duhet një qasje serioze edhe pastrim më konkret i këtyre gjërave në shtratin e lumit”, ka thënë Marseli.

Sipas tij, në këtë aspekt nevojitet që edhe qytetarët të jenë më të përgjegjshëm. Moskujdesi i qytetarëve sidomos në pjesën e Zhupës, ka bërë që shtrati i lumit të mbushet me mbeturina të plastikës dhe materialeve të tjera.

“Kështu që shumë më e rëndësishme është që qytetarët me qenë të vetdijshëm dhe ne gishtin nuk duhet me drejtua ndaj askujt tjetër por secili nga vetja, si qytetarët, institucionet lokale e qendrore, sepse gjendja e lumenjve në Kosovë nuk është e mirë”, ka shtuar ai.

Ndërkaq të shqetësuar me pamjen e Lumbardhit me mbeturina, disa të rinj prizrenas pasditen e së hënës kanë ndërmarrë një aksion vullnetar për largimin e tyre.

Në anën tjetër, drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit, Levent Kasëmi, përmes telefonit ka theksuar se të premten është dhënë urdhëresa te kompania që e mirëmban lumin për pastrimin e Lumbardhit, pas vërshimeve të javës së shkuar, por se në fundjavë ka rastisur festa e Bajramit.

Sipas tij, pastrimi i shtratit të lumit do të vijojë të martën, derisa të hiqen mbeturinat nga shtrati i lumit./KOHA/

Më Shumë

Kuvendi i Dragashit miraton planin buxhetor afatmesëm

Kuvendi i Komunës së Dragashit ka miratuar dje Kornizën Afatmesme Buxhetore për periudhën 2026–2028, një dokument kyç për planifikimin dhe menaxhimin financiar të komunës...

Korrje-shirjet vazhdojnë në Komunën e Rahovecit

Në Komunën e Rahovecit po vazhdojnë me intensitet të lartë korrje-shirjet, ndërsa autoritetet komunale po ndjekin nga afër punën në terren. Kryetari i Komunës, Smajl...

Lajmet e Fundit