7.7 C
Prizren
E enjte, 5 Shkurt, 2026

Fury insiston se ka goditje më të fortë se Joshua

Tyson Fury i ka dhënë zjarr rivalitetit me Anthony Joshuan, duke thënë se ka goditje më të fortë se ai. Këto deklarata të Furyt vijnë pak ditë pasi u bë e ditur se do të ketë dy përballje mes kampionëve britanikë të kategorisë së rëndë në boksin profesionist.

Është konfirmuar nga promotori i Joshuas, Eddie Hearn, se është arritur marrëveshje për dy meçe unifikuese për tituj të botës, vitin e ardhshëm.

Joshua mbanë titujt në versionet IBF, WBA dhe WBO, ndërsa humbjen e vetme në karrierë e ka pësuar nga Andy Ruiz Jr në verë të vitit 2019. Ai ka 23 fitore, 21 prej tyre me nokaut.

Fitorja impresive e Furyt ndaj Deontay Wilderit në shkurt i siguroi atij titullin në versionin WBC. Ai po ashtu ka 21 fitore me nokaut, por ka shtatë luftëra më shumë se Joshua.

Përkundër kësaj, Fury thotë se pajtohet me sugjerimin e Frank Warren se ai është goditës më shkatërrues.

“Unë kam kaluar në profesionalizëm në moshën 19-vjeçare. Si fëmijë, unë po boksoja si burrat”, ka thënë Fury, raporton Sky Sports.

“Joshua nuk ka kaluar në profesionalizëm deri në mesin e të njëzetave, kur ai ishte burrë. Kështu që unë kam mësuar si fëmijë i vogël. Nëse do të kaloja në profesionalizëm si 25 apo 26-vjeçar atëherë do t’i kisha nokautuar të gjithë që rrinin larg meje kur isha djalë i ri”.

Fury ka thënë se ka nokautuar boksierët me goditjen më të fortë në histori. Për Andy Ruizin ka thënë se nuk është goditës i madh, por megjithatë e ka nokautuar Joshuan.

“Kështu që unë do të thoja që kam goditje më të fortë se ai”.

Më Shumë

Crystal Thomas përforcon Bashkimin vetëm në Ligën Unike

KBF Bashkimi ka zyrtarizuar angazhimin e basketbollistes Crystal Thomas, e cila do t’i bashkohet skuadrës prizrenase vetëm për ndeshjet e Ligës Unike. Lajmin e ka...

Një i ri qëllon me armë zjarri nga automjeti në Gjonaj – arrestohet nga policia, arma sekuestrohet

Dje, rreth orës 12:15, Policia e Kosovës ka pranuar informata se në fshatin Gjonaj të Prizrenit, në afërsi të shkollës, janë dëgjuar të shtëna...

Lajmet e Fundit