Guardiola: Ndaj Realit dua të luajmë në Manchester

“E kam thënë shumë herë që dua të luajmë në Manchester, por presim çdo vendim nga UEFA”. Trajneri i Cityt, Pep Guardiola po mendon që tani për ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve kundër Real Madridit.

Ai ka mohuar zërat se ka presione nga UEFA, që ndeshja e parashikuar për t’u luajtur në “Etihad Stadium”, të mund të zhvendoset në Portugali.

“Nuk jam kaq potent të kem këtë impakt, nuk jam president. Ka disa protokolle, nuk kam folur me UEFA-n. Dua të luaj kundër Realit”, deklaroi strategu spanjoll.

Një vendim për 1/8-at e kthimit të Ligës së Kampionëve pritet që të merret ditën e premte, teksa është parashikuar edhe shorti i fazës me eliminim direkt.

Më Shumë

Lidhja e Prizrenit dhe detyrimi ndaj brezave që vijnë

Nga Shaqir Totaj Sot, në këtë qytet që historia e zgjodhi për të folur në emër të kombit shqiptar, përkujtojmë 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të...

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Një 27-vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku dy...

Lajmet e Fundit