5.7 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

20 raste me COVID-19 në Prizren, 2 në Tupec dhe nga 1 në Poslisht, Planejë, Korishë dhe Krushë e Vogël

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 404 mostra, ku pozitive kanë rezultuar gjithsejtë 276.

Numri total i rasteve pozitive në tërë vendin ka arritur në 7,314 nga 34.720 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 185 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese, përcjell Telegrafi.

Gjatë kësaj kohe janë shëruar edhe 153 ku numri i të shëruarve ka arritur 4,027, kurse raste aktive 3,201.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 61 raste, komuna Gjilan 29 raste, komuna Podujevë 23 raste, komuna Gjakovë 22 raste, komuna Vushtrri 22 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Mitrovicë 14 raste, komuna Skenderaj 10 raste, komuna Viti 9 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Kamenicë 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Zubin Potok 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Shtime, Graçanicë dhe Kaçanik. /Telegrafi/

153 TË SHËRUAR DHE 276 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Gepostet von Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës am Montag, 27. Juli 2020

Më Shumë

Vullnetarët e Vetëvendosjes në kufirin e Morinës ftojnë bashkatdhetarët të regjistrohen për votim

Në kufirin e Morinës, ku qindra mërgimtarë po arrijnë çdo orë duke sjellë gjallëri dhe energji festive në prag të fundvitit, përveç pritësve familjarë...

Nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Shqipëri për Lojërat Mesdhetare 2030

Kryeministri Albin Kurti dhe homologu i tij shqiptar Edi Rama në emër të qeverive respektive nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit për organizimin e Lojërave...

Lajmet e Fundit