8.4 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026

Champions dhe Europa League “flasin shqip”, Drita e Xhaka në fushë

Drita e Gjilanit do të kërkojë kualifikimin në fazën eliminatorë të Champions League dhe për këtë duhet të mposhtë skuadrën e Linfield, kampione e Irlandës së Veriut. Dardanët ia kanë dalë edhe më parë ta kalojnë këtë fazë dhe sot, prej orës 18:00, do bëjnë maksimumin të përsërisin vetveten dhe më pas të përballen me Legia Varshavë në turin e parë eliminator të Champions League.

CHAMPIONS LEAGUE – FINALJA E FAZËS PARAELIMINATORE

E martë, më 11 gusht, ora 18:00
Drita-Linfield

Në mbrëmje vëmendjen e marrin dy ndeshjet e tjera çerekfinale të Europa League dhe në fushë do të zbresë edhe një shqiptar. Basel i Taulant Xhaka përballet me Shakhtar Donetsk, në një ndeshje që pritet të jetë mjaft e luftuar.

Takim shumë interesant është edhe tjetri, mes Sevilla dhe Wolverhampton. Spanjollët dhe anglezët synojnë triumfin në këtë turne dhe sonte do bëjnë maksimumin e tyre për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

EUROPA LEAGUE – FAZA ÇEREKFINALE

E martë, më 11 gusht, ora 21:00
Sevilla-Wolverhampton
Shakhtar Donetsk-Basel

E hënë, më 10 gusht, ora 21:00
Inter-Bayer Leverkusen 2-1
Manchester United-Copenhagen -0

Më Shumë

Drenoci në përgatitje për 26 Prillin, ditën e daljes publike të UÇK-së

Në Drenoc të Rahovecit po vazhdojnë përgatitjet dhe mirëmbajtja e hapësirave publike në kuadër të shënimit të 26 Prillit – ditës së daljes publike...

Gara e shahut në Prizren mbledh të rinjtë dhe qytetarët në Kej të Lumbardhit

Në kuadër të aktiviteteve “Qyteti Evropian i Sportit – Prizreni 2026”, në Kejin e Lumbardhit në qendër të qytetit është mbajtur një garë shahu,...

Lajmet e Fundit