11 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026

U mbajt Kuvendi i jashtëzakonshëm i Prizrenit

Kuvendi i Komunës së Prizrenit sot ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme me pikë të rendit të ditës “Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim – vendimit për alokimin e mjeteve nga fondi rezervë prej Grantit Qeveritar për vitin 2020”.

Ministria e Financave ka njoftuar Komunën e Prizrenit që vlera prej 1,995,560 eurove që ka
qenë e planifikuar në kategorinë për paga, pas mos-aprovimit nga Gjykata Kushtetuese, mund të shfrytëzohet në kategoritë për subvencione, mallra dhe shërbime dhe investime kapitale, me qëllim të menaxhimit të krizës shëndetësore dhe ekonomike që ka shkaktuar pandemia.

Në mbledhje kuvendarët miratuan që një shumë në vlerë prej 1,087,600 eurove të ndahen për pako emergjente për pandemi me qëllim të mbështetjes së bizneseve dhe shoqërive civile të komunës së Prizrenit, të cilët janë prekur nga pandemia.

Pos këtyre, 733,600 euro janë ndarë për investime kapitale dhe 174,360 euro janë ndarë për mallra dhe shërbime.

Më Shumë

Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iraniane është konfiskuar

Çmimet globale të naftës u rritën të hënën në mëngjes në tregtinë aziatike, pasi Presidenti Donald Trump tha se ShBA-ja ka ndaluar dhe sekuestruar...

Tragjedia në Malishevë: Përcillen në banesën e fundit tre anëtarët e familjes Berisha

Tre anëtarë të familjes Berisha nga fshati Gurbardh janë përcjellë sot për në banesën e fundit, pasi humbën jetën tragjikisht si pasojë e zjarrit...

Lajmet e Fundit