Ky është kushti i PDK-së për Qeverinë, për dhënien e votave për kalimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Partia Demokratike e Kosovës, e ka një kusht për ta votuar Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, të propozuar nga ana e Qeverisë Hoti.

Partia e Kadri Veselit, thotë se për t’i siguruar Qeveria Hoti, votat e nevojshme për ta kaluar Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, duhet që të fus në ligj edhe propozimet e PDK-së, lidhur me këtë ligj.

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi, thotë se janë të gatshëm që të ulen së bashku me zyrtarë të Qeverisë, për të gjetur zgjidhje lidhur me këtë çështje.

“Ne jemi për një ligj për rimëkëmbje ekonomike që i adreson nevojat e qytetarëve, jemi që të ulemi të bisedojmë me qeverinë, odat ekonomike e bizneset që të dalë një ligj i mirë. Ligji i propozuar nga PDK ka më shumë mbështetje nga bizneset se ai i qeverisë, ne kërkojmë që ligjet tona të shqyrtohen dhe së bashku me ligjin e qeverisë ta krijojmë një ligj të përbashkët”, deklaroi Gashi për Gazeta Blic.

Gashi shton se ligji i propozuar nga PDK ka më shumë mbështetje nga bizneset se ai i Qeverisë.

“Nuk e mbështesim një ligj të improvizuar si ky i qeverisë. Nuk e kuptoj arrogancën e qeverisë se pse nuk pranon të ulet dhe të dakordohemi për një ligj që i ndihmon qytetarët”, shton deputeti Gashi.

Për herë të gjashtë radhazi, deputetëve të Kuvendit, do iu servohet për votim këtë të enjte, Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike.Nëse nuk arrihet dakordim i koalicionit qeverisës me ndonjë parti nga opozita, atëherë më shumë gjasë, do të dështojë sërish kalimi i këtij ligji.Në këtë ligj, parashihet edhe dhënia prej 10 për qind të Trustit për qytetarët.Edhe në këtë pikë, ka pasur dallime mes propozimit të dhënë nga ana e qeverisë dhe atij të PDK-së.

Më Shumë

Gjuan me armë zjarri në aheng, arrestohet i dyshuari në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë gjatë një ahengu familjar.   Sipas raportit të Policia e Kosovës, rasti ka...

Nën kërcënimin e armës hajnat grabisin dy të moshuar në Malishevë

Një rast i vjedhjes grabitqare ka ndodhur të mërkurën në fshatin Rudë të Malishevës. Sipas njoftimit të policisë, dy hajdutë dyshohen se kanë hyrë në...

Lajmet e Fundit