6.2 C
Prizren
E premte, 16 Janar, 2026

“S’është punë e jotja sa e njoh gjuhën shqipe” , Duda Balje përplaset me Driton Selmanajn

Një përplasje ka ndodhur edhe mes zëvendëskryeministrit të Kosovës, Driton Selmanaj dhe kryetares së Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore për Persona të Pagjetur, Duda Balje.

Selmanaj reagoi në senacën e Kuvendit pasi deputetët e Vetëvendosjes sipas tij, e kanë fyer dhe akuzuar atë se kinse ai ka thënë se tema e të pagjeturve është ezauru. Ai tha se kurrë në jetën e tij nuk e ka thënë.

“Kom pa spote dhe video në Facebook, duke më akuzuar e duke më fyer dëeputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kindse e kam thënë që tema e pagjeturve është ezauru. A din pse, se s’mujsha me ra në një level të tillë që me këtë temë me bo kaq shumë politikë. Po s’kam qare pa dalë tash e me reagu”, tha Selmanaj.

Por, për Baljen tha se nuk është befasuar që nuk e ka kuptuar drejt, pasi ajo nuk e flet dhe nuk e kupton gjuhën shqipe.

“Kushdo që flet shqip dhe kupton shqip këtë e kamë thënë. Unë nuk jam befasu nga kryetarja e Komisionit Duda Balje që nuk më ka kuptuar drejt, sepse nuk flet shqip dhe nuk kupton shqip, por nga deputet tjerë me të vertet jam ndje keq dhe po ndjehem edhe sot , me të vertët është temë e ndjeshme”, shtoi Selmanaj.

I shpejtë ishte edhe reagimi i Baljes, ku përmes një postimi në Facebook tha se nuk është punë e Selmanajt se sa e njeh gjuhën shqipe.

“Une, dhe anëtarët e komisionit kemi lexuar emailin që keni derguar ju, shqip ashtu siç ju e keni shkruar. Për mua çështja e të pagjeturve është dhe mbetet temë që duhet të jetë kryefjala e angazhimit tim dhe me këtë temë nuk bëj politikë”, ka shkruar Balje në Facebook. /Express/

Më Shumë

39 të pandehurve në Prizren u caktohet masa e sigurisë, Gjykata sqaron qëndrimin pas seancës

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masa sigurie ndaj 39 (tridhjetenëntë) të pandehurve për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer disa vepra...

Plumbi qorr godet një shtëpi në Shirokë të Suharekës, dëmtohet dritarja

Një incident i rrezikshëm është raportuar në fshatin Shirokë të Suharekës, ku dyshohet se një plumb qorr ka goditur një shtëpi private dhe ka...

Lajmet e Fundit