Veliaj i jep “Çelësin e Tiranës” boksierit Krasniqi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i dhuroi sot “Çelësin e Qytetit” boksierit shqiptar të saposhpallur kampion bote, Robin Krasniqi. Duke i shprehur vlerësimet më të larta dhe mirënjohjen e veçantë për titullin që bën sot krenar çdo shqiptar, Veliaj tha se suksesi i tij është shembulli i njerëzve që nuk dorëzohen.

Boksieri nga Juniku, Robin Krasniqi, shkroi historinë, duke u bërë shqiptari i parë i shpallur kampion i botës në boks në kategorinë gjysmë të rëndë, pasi mposhti gjermanin Dominic Boesel.

Për Krasniqin ishte hera e tretë që luftoi për titull bote, në një nga katër versionet e mëdha të boksit profesionist (WBC, WBA, WBO e IBF). Ai ka një bilanc prej 51 fitoresh dhe vetëm 6 humbjesh gjatë karrierës së tij në këtë sport.

VELIAJ: “Jam shumë i lumtur që Robin Krasniqi, kampioni ynë i botës, i krejt shqiptarisë, na ka respektuar qytetin. Ti na ke bërë krenar! Historia jote më bëri shumë përshtypje, është historia e dikujt që nuk ka fituar me të parën dhe nuk i ka shkuar jeta fjollë, por që është rrëzuar, është ngritur, është rrëzuar, është ringritur dhe sot është kampion bote.

Historia jote frymëzon djem dhe vajza të rinj, të cilët duhet të kuptojnë se, suksesi nuk vjen në ndeshjen e parë, suksesin nuk ta sjellë baba ose nëna me njohje, me pasuri, me parti ose me politikë, por vjen nga ata që përpiqen, përpiqen, përpiqen dhe nuk dorëzohen”.

KRASNIQI: “Dua t’ju falenderoj përzemërsisht! Jam shumë, shumë i lumtur që kthehem pas 21 vitesh. Dikur isha një emigrant. Jam shumë krenar dhe shumë i emocionuar që në kryeqytetin e Shqipërisë së madhe, në Tiranë, i biem dy tituj të botës dhe është një nder shumë i madh ta marr këtë Çelës. Kam shumë kujtime të mira nga Tirana, shoh sesa ka ndryshuar, por është një nder, një respekt, një krenari e madhe ta marr këtë çmim”.

Më Shumë

Aktakuzë ndaj një personi dhe një kompanie në Dragash, ngarkohen se dërguan aparate të vjetra të fotokopjimit në shkolla në vend të pajisjeve të...

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.P., dhe personit juridik “B. Sh.P.K.”, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë...

Gjuan me armë zjarri në aheng, arrestohet i dyshuari në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë gjatë një ahengu familjar.   Sipas raportit të Policia e Kosovës, rasti ka...

Lajmet e Fundit