Prizren, 210 punëtorë shëndetësorë e kanë kaluar koronavirusin, 30 ende janë aktivë

Dyqind e dhjetë punëtorë të shëndetësisë primare në Prizren e kanë kaluar koronavirusin.

Ndërkaq, 30 janë aktivë me trajtim mjekësor.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka tha se testimet e punëtorëve shëndetësorë janë bërë me teste serologjike.

“Nga 490 punëtorë të shëndetësisë primare 210 kanë rezultuar se e kanë kaluar COVID-in, ndërkohë fillimisht kanë qenë 60 aktive, kurse aktualisht janë 30-të”, tha Haskuka.
Komuna e Prizrenit, muajin e kaluar pati filluar realizimin e testeve serologjike në QMF 1, shkruan “PrizrenPress”.

Këto teste që bëhen përmes gjakut, tregojnë nëse personi është ose ka qenë i infektuar me koronavirus dhe pasqyrojnë imunitetin e popullatës, që rrjedhimisht do të ndihmojnë në verifikimin e saktë të personave që janë infektuar me COVID-19.

Kryetari Haskuka tha se fillimisht janë testuar punëtorët e shëndetësisë primare.

“Më të infektuarit kanë qenë punëtorët shëndetësorë që punojnë në laboratorë”, tregon Haskuka./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vrasja e imamit në Dragash: Paraburgim për të dyshuarit, dyshohen për vrasje mizore dhe mosdhënie ndihme

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj dy të pandehurve, B.H....

Flamur Gashi rikthehet te Liria, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar rikthimin e portierit Flamur Gashi, i cili ka nënshkruar kontratë me klubin prizrenas për tre sezonet e ardhshme. Pas disa sezoneve të...

Lajmet e Fundit