13.4 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026

UPZ nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Vlorës

Zahadin Shemsedini-Albert Qarri-rektorUniversiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” dhe Universiteti “Ismail Qemali” në Vlorë, arrijnë marrëveshje për bashkëpunim në fushat akademike. Bashkëpunimi do të realizohet mbi bazën e shkëmbimit reciprok të anëtarëve të fakulteteve, asistentëve dhe studentëve, dhe gjithashtu nëpërmjet shkëmbimit të informacionit arsimor dhe akademik. Marrëveshja është nënshkruar në Vlorë nga u. d. Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Zahadin Shemsedini dhe Rektori i UV-së, Prof. Dr. Albert Qarri.

Rektorët e të dy universiteteve e kanë vlerësuar lart arritjen e kësaj marrëveshje dhe janë zotuar se do të angazhohen që ajo shumë shpejt të realizohet në praktikë.

“Universiteti ynë është angazhuar që të lidhë marrëveshje me universitet të ndryshme me qëllim të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, të interesit të përbashkët. Marrëveshje që arritëm me Universitetin e Vlorës, është e një rëndësie të veçante duke marr parasysh edhe faktin që universitetet tona janë të vendosura në qytetet me një histori të veçanet të lavdishme. Do të punojmë me përkushtim që të konkretizojmë sa më parë bashkëpunimin, pasi që arritëm këtë marrëveshje”, tha Shemsedini.

Ndërkaq, Rektori i Universitetit “Ismail Qemali”, Prof. Dr. Albert Qarri, u zotua se do të mbështesin Universitetin “Ukshin Hoti” në qytetin historik të Prizren, me mundësitë dhe kapacitetet që kanë.

Gjithashtu gjatë qëndrimit në Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali”, menaxhmenti i UPZ-së ka marr pjesë në një takim të organizuar nga Kryeministria e Republikës së Shqipërisë, Ministria e Arsimit dhe e Sporteve dhe Universiteti i Vlorës, me rastin e aksionit “Ta pastrojmë Shqipërinë”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bashkimi fiton dramën në Prizren, merr epërsinë në gjysmëfinale ndaj Borës

Bashkimi ka shënuar fitore në ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Play-off”-it të ProCredit Superligës, duke mposhtur Borës me rezultat të ngushtë 73:70 në palestrën...

Bashkimi kampion i Kosovës në Ligën U18

Bashkimi është shpallur kampion i Kosovës në Ligën U18 për vajza, duke kurorëzuar sezonin me titull pas fitores në ndeshjen e tretë të “Play-off”-it,...

Kohë lufte

Lajmet e Fundit