13.6 C
Prizren
E hënë, 27 Prill, 2026

Dragashi me borë, vështirësohet qarkullimi rrugor

Dragashi-boraKomuna e Dragashit, është zgjuar sot me reshje të dendura të borës. Ndonëse deri në orët e mesditës, rrugët në fshatrat më të ulëta kanë qenë të kalueshme, në zonat më të larta, problemet janë mjaft të mëdha.

Rruga Dragash-Restelicë, është vështirësuar dukshëm, ku ka pasur edhe incidente në këtë aks rrugorë. Ndonëse po i afrohemi dhjetorit, vozitësit ende nuk janë të përgatitur me të gjitha pajisjet dimërore.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Dragashit, Tafil Krasniqi, thotë se janë të përgatitur për këtë sezon dimërore, ndërsa rrugët magjistrale mirëmbahen nga “Drini Compani”.

I kontaktuar nga RTK, drejtori Fatmir Gashi, tha se në drejtim të trevës së Gorës, janë nisur dy borëpastruese dhe një kamionë, ndërsa kjo komunë është furnizuar e para me të gjitha pajisjet dimërore dhe kripën e nevojshme.

Komunat tjera në rajonit të Prizrenit, ende nuk janë përfshirë nga reshjet e borës dhe qarkullimi rrugorë po zhvillohet normalisht, raporton Policia Rajonale e Prizrenit.

Zyrtari për informim i policisë kapiten Hazir Berisha tha se gjatë ditës së sotme, janë regjistruar katër aksidente rrugore, dy në Duhël, një në Komunën e Suharekës dhe një tjetër aksident u regjistrua në Komunën e Dragashit.

Më Shumë

Rahoveci ndan 243 mijë euro për kulturë, rini dhe sport – përfitojnë 34 OJQ

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Atdhe Rama, ka nënshkruar kontratat me...

Bashkimi kampion i Kosovës në Ligën U18

Bashkimi është shpallur kampion i Kosovës në Ligën U18 për vajza, duke kurorëzuar sezonin me titull pas fitores në ndeshjen e tretë të “Play-off”-it,...

Kohë lufte

Lajmet e Fundit