Kujtim Gashi nis zyrtarisht fushatën para varrezave të dëshmorëve: Janë inspirimi jonë

Kandidati i PDK-së për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, Kujtim Gashi ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Prizren.Gashi ka thënë se dëshmorët janë inspirimi ynë dhe se krenohet para heroizmit të tyre.

“Aty ku inspirohemi për punë të mira gjithmonë, në varrezat e dëshmorëve.
Lavdia nuk i takon të gjallëve, por atyre burrave e grave, djemve e vajzave të cilët u flijuan heroikisht në fushëbetejat e lirisë!

Krenohemi me përulësi para heroizmit dhe atdhetarisë së tyre. Lavdi” shkruan Kujtim Gashi në njoftim.

Më Shumë

PDK në Prizren po i përmbyll takimet mobilizuese me besim në fitore

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se shtabi zgjedhor i kësaj partie po i...

Në Spitalin e Prizrenit nis Skriningu Neonatal për zbulimin e hershëm të sëmundjeve tek foshnjat

Në Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka filluar zbatimi i Skriningut Neonatal, një program që mundëson zbulimin e hershëm të...

Lajmet e Fundit