3.2 C
Prizren
E hënë, 20 Janar, 2025

PDK-ja është partia e vetme që është dëshmuar se e mban fjalën për ato që premton

Kandidati për Kryeministër nga radhët e PDK-së Prof. Dr. Enver Hoxhaj i shoqëruar me shefin e shtabit zgjedhor të PDK-së Shaqir Totaj dhe kandidatët për deputetë në Parlamentin e Kosovës nga Dega e PDK-së në Prizren: Nezir Çoçaj, Kujtim Gashi, Luljeta Veselaj-Gutaj, Kadri Kryeziu, Gresë Baraliu, Alban Bislimaj, Veton Firzi dhe Kastriot Krasniqi, në vazhdën e aktiviteteve të PDK-s në ditën e katërt të fushatës zgjedhore, kanë takuar strukturat e nëndegës më të madhe të PDK-së në Prizren “28 Nëntori”.

Shaqir Totaj pasi ka bërë prezantimin e kandidatëve, ka kërkuar nga strukturat e nëndegëve që të mobilizohen dhe të dalin sa më shumë në zgjedhje më 14 shkurt dhe të votojnë për PDK-në.

May be an image of 9 njerëz dhe text that says '20 Nezir ÇOÇAJ #PDK134 #Rimekëmbje 65 Kadri KRYEZIU 22 KujtG Kujtim GASHI 71 Alban BISLIMAJ 24 Enver HOXHAJ Luljeta VESELAJ GUTAJ 88 Veton FIRZI 45 Gresë BARALIU 92 Kastriot KRASNIOI'

Enver Hoxhaj me këtë rast ka shkoqitur pjesë nga Programi Zgjedhor i PDK-së e me theks të veçantë është ndalur në pesë shtyllat e programit të PDK-së.
“Të nderuar të pranishëm, në raport me premtimet, këtë më së miri e dinë mësimdhënësit, policët, mjekët dhe në përgjithësi të gjithë të punësuarit, se falë PDK-së sot secili i punësuar ka një rrogë bazë, të cilën do ta rrisim gjatë qeverisjes sonë edhe më shumë, sepse vetëm në këtë mënyrë ne do të kontribojmë që të qëndrojnë të rinjtë në Kosovë.”

Hoxhaj, më pas ka theksuar se me PDK-në, ekonomia e vendit do të stabilizohet, por krahas ekonomisë do të angazhohemi që edhe shëndetësia të përmirësohet dhe ta tejkalojmë këtë gjendje të rëndë që na ka kapluar. Ne nuk duhet të jemi larg vendeve evropiane sa i përket vaksinimit të qytetarëve, andaj prioritet i parë do të jetë vaksinimi.

Prof. Enver Hoxhaj, në vazhdim para strukturave të nëndegës së ‘’28 Nëntorit’’, pastaj ka theksuar se edhe Politika e jashtme do të jetë prioritet i qeverisjes sime, sepse pa një përkushtim në politikën e jashtme nuk do të mund të ecim përpara. Ai ka folur edhe për krerët e UÇK-së dhe liderët e PDK-që po mbahen padrejtësisht në Gjykatën Speciale. Por, këto sfida do t’i kapërcejmë dhe atë falë besimit të popullit në vizionin e PDK-së.

 

Më Shumë

Liria përforcohet me Dijar Nikqin

Skuadra e Lirisë së Prizrenit para pak çastesh ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë me sulmuesin pejan, Dijar Nikqi. Futbollisti që luan në pozitë...

Policia shqiptoi 1840 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1840 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Lajmet e Fundit