26 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

E dinte të vdekur, Komandanti i UÇK’së takon ushtarin e tij pas 21 vitesh

Për herë të parë pas 21 vitesh doli në sipërfaqe një nga mijëra historitë rrënqethëse, historia e Bashkim Shkodrës, ushtarit nga Shkodra i cili iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në studio të ‘Top Channel’ kishte ardhur një nga veteranët e UÇK, komandanti Sheremet Jashari, i njohur si Komandant “Klina”, i cili rrëfeu historinë e ushtarit Bashkim Shkodra, por jo vetëm. Komandant “Klina” shumë vite më parë kishte humbur prindërit e tij, pasi ushtria serbe ia kishte vrarë.

Gjithashtu komandanti rrëfeu momentet kur ishte njohur për herë të parë me ushtar Shkodrën dhe tregoi se si ushtarët e policia serbe u kishin ngritur pritë. “Të nesërmen duke shkuar në fshatin Kushtovë, shumë shokë të mi dhe Bashkimi, ranë në pritë të ushtrisë serbe. Akoma nuk e besoj që Bashkimi është i gjallë edhe tani nuk e besoj që jam këtu, këto 21 vite kam ditur vetëm që ai ka vdekur në atë pritë.”,- u shpreh Komandant “Klina”.

Ushtari Shkodra ishte plagosur rëndë dhe kishte marrë dy plumba, një prej të cilit e ka akoma në trup pasi nxjerrja e tij do t’a paralizonte. Bashkimi e kishte pranuar ftesën për të ardhur në studio dhe u befasua tejmase kur zbuloi se në anën tjetër të ekranit ndodhej komandanti i tij. Ai i përlotur tha: Nuk u besoj syve, juve po më gënjeni se nuk ka mundësi. E kam ditur të vdekur komandantin deri më tani! Ky për mua ka qenë baba e shkuar babait.

 

Pasi ishte plagosur, Bashkimin e kishin sjellë në Shqipëri shokët e tij të luftës, që të shërohej, e të rikuperohej. Ai gjatë këtyre 21 viteve kishte pasur një jetë tepër të vështirë, pasi për shkak të plagës nuk mund të punonte dhe problemet ekonomike ishin përkeqësuar.

Më Shumë

Malisheva bashkë me qytetarët planifikon buxhetin për vitin 2026

Komuna e Malishevës ka nisur procesin e hartimit të projektbuxhetit për vitin 2026 duke përfshirë drejtpërdrejt qytetarët nëpërmjet dëgjimeve publike të zhvilluara në disa...

Krasniqi: Kurti s’e kërkon kompromisin, por vetëm aktron

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, është deklaruar pas përfundimit të takimit të thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti,...

Lajmet e Fundit