19.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Përfundon aksioni te Ministria e Bujqësisë, shtatë të arrestuar

Policia e Kosovës ka përfunduar aksionin te Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, ku ka arrestuar shtatë zyrtarë të kësaj agjencie, raporton Express.

Arrestimi i tyre është bërë në kuadër të aksionit të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike me Prokurorinë, i cili po zhvillohet në disa qytete të Kosovës.

Aksioni është zhvilluar nën dyshimet për marrje ryshfeti në ndarje të subvencioneve.

Ndryshe, Ministri i Bujqësisë Faton Peci ka paralajmëruar mbrëmë se prokuroria dhe organet e ndjekjes nuk do të ndalen deri në zbardhjen e rasteve abuzive në ministrinë që drejton.

Reklamë

Peci në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7 ka konfirmuar se është kontaktuar nga organet e krimeve ekonomike dhe se do të vazhdojë të ofrojë informacione lidhur me keqpërdorimet në ministri, raporton Gazeta Express.

“Në kategorinë e subvencioneve është borxhi i madh, involvimi i zyrtarëve që një numër i konsiderueshëm i tyre janë me aktakuza të ngritura, një numër janë nën hetim dhe në paraburgim dhe sipas të gjitha gjasave  ka indikacione që kjo nuk përfundon me kaq sepse vala e parë dhe e dytë e arrestimeve në të kaluarën mund të prek edhe zyrtarë të tjerë dhe kjo e vështirson punën në ministri.  Unë po supozoj që fakti që aty ka ekzistu një zinxhir në ndërmarrjen e veprimeve në marrje dhe dhënie ryshfeti unë besoj që prokuroria nuk kanë me u ndalë deri në zbardhjen e rasteve”, tha Peci.

Tutje ai u shpreh se është kontaktuar nga organet e ndjekjes dhe do të vazhdojë të ju jap informacione lidhur me abuzimet nga zyrtarë të Ministrisë.

“Unë jam kontaktuar edhe nga organet e krimeve ekonomike njësisë për hetime por edhe nga prokuroria, dhe luftimi i krimit dhe korrupsionit është edhe vullnet i imi, kemi komunikuar dhe vazhdojmë me bashkëpunu shumë ngusht. Ne ofrojmë informacione që zyrtarët e ndjekjes konsiderojnë që janë të dobishme për vazhdimin e proceseve hetimore. Logjika thotë që një nivel aq i lartë i abuzimeve nuk mund të përfundojë vetëm tek zyrtarët që kanë qenë të involvuar deri tash”, tha ai./Gazeta Express/

Më Shumë

Dragash: Një grua dërgohet pa shenja jete në QKMF

Një rast i rëndë ka ndodhur në Dragash gjatë së mërkurës. Rreth orës 15:55, në fshatin Brezna, një grua u dërgua pa shenja jete në...

Peja apo Ylli – Sot mësohet finalisti i dytë i play-offit

Sot do të mësohet finalisti i dytë i play-offit, në Superligën e Basketbollit kosovar. Kampioni në fuqi, Peja është nikoqire e Golden Eagle Yllit. Fituesi...

Ylli në finale

Lajmet e Fundit