Anulohet “Alba Festival”

Festivali më i madh i muzikës shqiptare “Alba Festival” nuk do të fillojë më 4 shtator siç ishte paraparë.

Autoritetët kanë marrë vendim që ky festival të mos mbahet për shkak të përhapjes së virusit Covid-19 dhe rritjes së numrit të të infektuarve në Zvicër.

Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e “Alba Festival”, në Instagram, ku përmes një postimi sqaruan për publikun arsyen që çuan deri në këtë vendim.

Ky festival në vitin 2019 mblodhi emrat më të njohur të estradës nga Kosova e Shqipëria, gjithashtu edhe numri i pjesëmarrësve ishte shumë i madh.

“Jemi më se të befasuar dhe na erdhi shumë papritur kur morëm me shkresë një vendim nga Qeveria e Kanton Zurich-ut për tërheqjen e lejes të AlbaFestival”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Për herë të parë ky festival u mbajt më 29 dhe 30 qershor në vitin 2019 në Cyrih, ku pjesëmarrës ishin mbi 20.000 vizitorë. Kujtojmë se, vitin e kaluar u anulua për shkak virusit Covid-19, e që mendohej të kompensohej këtë vit./21Media

Më Shumë

16-vjeçari Amar Bajraktari promovohet në ekipin senior të Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar promovimin e futbollistit të ri Amar Bajraktari në ekipin senior. 16-vjeçari, i lindur në vitin 2009, është një produkt i...

Sonte krejt në Prizren për Kosovën, ndeshja parakualifikuese ndaj Shqipërisë për EuroBasket

Ndeshja e tretë parakualifikuese e Kosovës për FIBA EuroBasket 2029, mes Kosovës dhe Shqipërisë, zhvillohet sonte në Prizren. Dueli do të fillojë nga ora 19:00,...

Lajmet e Fundit