Haskuka viziton familjen e kandidatit për asamblist, Osman Krasniqi

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga radhët e Lëvizjes VETEVËNDOSJE!,Mytaher Haskuka vizitoi kandidatin për asamblist Osman Krasniqi dhe familjen e tij.

Ata diskutuan për zotimet të cilat janë realizuar për katër vite dhe me theks të veçantë mbi zotimin: ”Krijimi i më shumë hapësirave te gjelbra dhe rekreative”, zotim i cili është realizuar dhe përmbushur 100%.

Po ashtu, kryetari Haskuka u zotua se gjatë mandatit të dytë Prizreni do të bëhet kryeqytet i zhvillimit të gjelbër, me shtegun më të madh për ecje në rajon.

Haskuka e falënderoi për mikpritje Osmanin dhe familjen e tij dhe u dakorduan që në katër vitet e ardhshme të bëjnë edhe më shumë punë të mira për Prizrenin!

Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Më Shumë

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Prizreni vazhdon mbështetjen për viktimat e dhunës, nënshkruhet Memorandumi i Mirëbesimit

Komuna e Prizrenit ka nënshkruar sot Memorandumin e Mirëbesimit me Qendrën për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve në Prizren, duke vazhduar mbështetjen institucionale për...

Lajmet e Fundit