Tyson Fury i dërgon mesazh tronditës Anthony Joshuas

Tyson Fury beson se Anthony Joshua duhet të pensionohet nga boksi, nëse e humb rimeçin me Oleksandr Usyk.

Joshua i humbi titujt e botës WBA, WBO dhe IBF në kategorinë e rëndë pas disfatës tronditëse kundër Usyk muajin e kaluar në Londër, raporton Gazeta Express.

Duke folur menjëherë pas humbjes së dytë në karrierën e tij profesionale, Joshua e pranoi se do ta ushtrojë të drejtën për rimeç në marrëveshjen me boksierin ukrainas.

Por bashkatdhetari i tij, Fury, beson se 31-vjeçari duhet t’i varë dorëzat në gozhdë nëse rrihet përsëri nga Usyk.

“Mendoj se, nëse Joshua nuk e rreh Usykun në rimeç, atëherë ai ka mbaruar, lë të pensionohet, kaq”, tha Fury për Boxing Social.

“Joshua duhet ta fitojë atë luftë, nuk ka rëndësi se si e bën”, shtoi ai.

I pyetur nëse ishte mllefosur nga disfata e Joshuas ndaj Usyk, Fury u përgjigj: “Jo i mllefosur të jem i sinqertë. Nuk kam çfarë të them më shumë për këtë, ai e humbi luftën ndaj një luftëtari më të mirë”.

Fury do ta mbrojë titullin e botës WBC në kategorinë e rëndë kundër Deontay Wilderit më 9 nëntor në Las Vegas. /Gazeta Express/

Më Shumë

Përleshje me thika në Prizren, tre persona përfundojnë të lënduar

Një përleshje fizike mes katër personave ka ndodhur në Prizren, ku dyshohet se janë përdorur mjete të mprehta, përfshirë thika, duke lënë të lënduar...

Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte, lirohet në procedurë të rregullt

Nën dyshimin për kryerjen e krimeve kundër popullsisë civile, është arrestuar një person në Prizren. Ai dyshohet se gjatë periudhës 24 prill 1999 e deri...

Lajmet e Fundit