15.2 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Mbappe: Messi është më i miri në botë

Futbollisti i Paris Saint Germain Kylian Mbappe, ka thënë se Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë.

Ai nuk është i zemëruar me faktin se trajneri Mauricio Pochettino e ka caktuar argjentinasin për të gjuajtur penalltinë e parë.

Në ndeshjen e Champions League ndaj gjermanëve të Leipzig, PSG fitoi dy 11-metërsha, të parin ekzekutoi Messi duke e dërguar në rrjetë dhe duke përmbysur shifrat në favor të parizienëve që triumfuan 3:2 në këtë sfidë.

Ndërkohë në minutat shtesë parizienët fituan edhe një tjetër penallti të cilën e goditi Mbappe duke e çuar lart mbi traversë.

Vetë sulmuesi francez foli për mediat duke komentuar vendimin e trajnerit të Parisit, që Messi të jetë goditësi i parë i penalltive te PSG.

“Është normale, është çështje respekti, është futbollisti më i mirë në botë, është një privilegj që të luajë me ne, gjithmonë e kam thënë këtë. Nëse ka një penallti, do ta gjuajë ai dhe pikë.Në rastin e penalltisë së dytë, ma dha vetë, më tha mere përsipër, ishte fundi i lojës dhe unë e aprovova zgjedhjen e tij”.

Më Shumë

Totaj uron Bashkimin për kualifikimin në finale

Bashkimi ka siguruar kualifikimin në finalen e Play-Off-it, pas një fitoreje të rëndësishme të arritur në një atmosferë të zjarrtë sportive, të mbushur me...

Nis sot rikonstruktimi i rrugës Kijevë–Malishevë

Në orën 08:30, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit organizon ceremoninë e nisjes së punimeve për rikonstruktimin e rrugës rajonale R119, segmenti Kijevë–Malishevë. Në këtë ngjarje...

Lajmet e Fundit