Gjermania heq Kosovën nga lista e kuqe e shteteve me rrezik për Covid

Mësohet se nga e diela e ardhshme qytetarët e Kosovës do ta kenë më të lehtë udhëtimin për në Gjermani, transmeton albinfo.ch.

Kjo pasi qeveria gjermane e ka hequr vendin tonë nga lista e kuqe, e cila përbëhet nga vende që kanë shkallë të lartë të infektimit me koronavirusin COVID-19.

Ndërkaq, në vendimin e ri të qeverisë gjermane thuhet se do të klasifikohen dy shtete të BE-së si zona të rrezikshme për shkak të koronavirusit – Kroacia dhe Bullgaria.

Njoftimi erdhi të premten nga instituti “Robert Koch”, agjenci kjo në varësi të Ministrisë Gjermane të Shëndetësisë, përgjegjëse për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve. Vendimi i ri hyn në fuqi të dielën, më 24 tetor.

Më Shumë

Duran Duran sonte me koncert madhështor në Shkup

Grupi legjendar britanik Duran Duran do të performojë sonte në Shkup, në arenën “Boris Trajkovski”, duke sjellë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore...

Ardian Krasniqi shpallet kampion i Evropës pasi mposhti Vinko Zadro

Boksieri Ardian Krasniqi ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij, duke mposhtur kroatin Vinko Zadro dhe duke u shpallur kampion i...

Lajmet e Fundit