Totaj: Si kryetar i ardhshëm i Prizrenit do të ofrojë përkrahje për grupet me aftësi të kufizuara

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj, ka marrë pjesë në një punëtori të organizuar në lidhje me të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.

Ai ka thënë se si kryetar i ardhshëm i Prizrenit do të ofrojë përkrahje për grupet me aftësi të kufizuara.

Totaj ka thënë se gjatë mandatit të tij qeverisës do të sigurojë qasje për personat me aftësi të kufizuara në të gjitha objektet publike dhe banesat kolektive.

Postimi i plotë i tij:

Kuvendarja e ardhshme, Egzona Hoxhaj është një aktiviste e zellshme dhe avokon për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara prej shumë vitesh. Në një punëtori të organizuar në Prizren, u zotova që si kryetar i ardhshëm i Prizrenit do të ofrojmë përkrahje për grupet me aftësi të kufizuara. Gjatë mandatit tim, do të sigurojmë qasje për personat me aftësi të kufizuara në të gjitha objektet publike dhe banesat kolektive. Bashkë do të ndërtojmë Prizrenin e të gjithëve.

May be an image of 4 people, people sitting and people standing

Më Shumë

“E kryjtem obligimin qytetar”- Çifti i Prizrenit vjen për të votuar nga Gjermania

Perderisa sot po mbahen zgjedhjet parlamentare, ku qytetarët do të votojnë për subjektet politike dhe kandidatët e tyre, gazetarja e Kanal 10 ka intervistuar...

Rahoveci vazhdon mbështetjen e fermerëve me pleh artificial

Komuna e Rahovecit ka nisur shpërndarjen e plehut artificial për përfituesit e fazës së dytë të programit komunal të mbështetjes për fermerët. Sipas njoftimit të...

Lajmet e Fundit