12 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

Parashikimi i motit për javën që po hyjmë

Java fillon me rënie temperaturash, shi dhe borë. Të mërkurën kthjellime e shumë ftohtë. Nga e premta sërish reshje shiu, parashikon “Prishtina Weather”.

5.12.2021 – Stabilizimi i motit në këtë fundjavë nuk do të zgjasë. Qysh orëve të mbrëmjes, sot ditën e diel, reshjet fillojnë të shtrihen në perëndim të vendit, e të hënën edhe duke përfshi tërë vendin. Herë herë reshjet e shiut do të jenë më intenzive. Në vise malore priten edhe reshje bore, e me rënie të temperaturave të hënën vonë gjatë natës, edhe shndërrohen apo përzien me borë.

Ditën e martë ftohtë, me erë e reshje bore kohëpaskohe. Trashësia e borës mund të jetë 5cm nga rrafshi i Kosovës, e edhe mbi 10cm në vise kodrinore. Të mërkurën do të mbajë mot shumë i ftohtë ku priten edhe kthjellime. Nga e enjta mbrëma dhe të premten sërish reshje shiu, me rritje të temperaturës.

Moti me shi dhe dëborë, si dhe fuqizimi i erës në ditët e ardhshme, sërish shjell tek një përmirësim të gjendjes së cilësisë së ajrit, pas përkeqësimit në fundjavë. Indeksi do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira, e vetëm nga dita e mërkurë, kur pritet mot shumë i ftohtë dhe qetësim i erërave, ndotësit mbeten të përqëndruar në sipërfaqe, e cilësia e ajrit kalon në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

Datat:

6.12 – Kryesisht vranët dhe me reshje më të vazhdueshme shiu. Herë herë reshjet do jenë të intenzitet mesatarë. Në vise malore me borë. Gjatë mbrëmjes më ftohtë, vende-vende reshjet e shiut përzien edhe me borë.

7.12 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe me erë. Kohëpaskohe priten reshje bore, e në vise më të ulëta, ditën përzien edhe me shi.

8.12 – Shumë ftohtë, me ngricë në mëngjes. Kryesisht kthjellët.

9.12 – Pas mëngjesit me ngrica, ditën vransirat shtohen, e vonë në mbrëmje priten edhe reshje shiu.

10.12 – Kryesisht vranët, me reshje shiu që vazhdojnë herët në mëngjes. Reshje lokale shiu priten pasdite dhe në mbrëmje.

Temperaturat pësojnë rënie të theksuar në ditët e ardhshme, minimalet edhe deri në -5C ditën e mërkurë, më pas me një rritje deri në 2C të premten. Edhe temperautrat maksimale zbresin pranë 0C, deri në 1C të martën e mërkurën, e deri të premten me një rritje në 8C.

Era ndryshon drejtimin nga juglindja në verilindje të martën, ku fryn edhe mesatare 5-10m/s, e nga dita e enjte frynë erë e fuqishme nga juglindja 7-14m/s.

Shtypja atmosferike mjaft jostabile gjatë kësaj periudhe, me rënie ditën e hënë, e në mesjavë me një rritje përreth vlerave normale, ku sërish pëson rënie ditën e enjte.

Më Shumë

Krimi familjar, mjeku i Emergjencës në Prizren jep detaje për rastin (VIDEO)

Mjeku i Emergjencës në Prizren, Afrim Jahaj, ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurave të krimit familjar sot në këtë qytet. Ai tha...

Mamusha nënshkruan marrëveshje prej 400 mijë eurosh me MMPHI-në për asfaltimin e rrugëve

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdylhadi Krasniç, ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshjeje mirëbesimi me zëvendësministrin e MMPHI-së, Hysen Durmishi për një projekt kapital...

Lajmet e Fundit