Prizren: Aktakuzë ndaj shtetasit të Shqipërisë që iu gjet afro 1 kg kokainë në veturë

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.H. (shtetas i Shqipërisë) për shkak se të njëjtit i ishte gjetur dhe sekuestruar afro 1 kg kokainë poshtë ulëses së veturës.

Sipas aktakuzës, me datë 08.03.2022, rreth orës 13:15, gjatë kontrollit të automjetit të të pandehurit në pikën kufitare të Vërmicës nën ulësen e tij është gjetur një qese plastike e tejdukshme e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë prej 736.20 gram, e cila edhe është sekuestruar nga ana e zyrtarëve policorë.

I pandehuri gjendet në paraburgim nga data 08.03.2022 për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit. ?

Më Shumë

Prizrenasi kalon te Ferizaj

Mesfushori prizrenas Diellor Beseni është zyrtarisht futbollist i ri i FC Ferizaj, duke u bashkuar me skuadrën bardhekaltër për sezonin e ri. Beseni vjen nga...

Aksidenti mes 3 veturave, 7 të lënduar në fshatin Rogovë

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tre veturave që ndodhi sot në magjistralen Gjakovë–Prizren. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit