12.8 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Komuna e Prizrenit dhe USAID Kosova fillojnë bashkëpunimin për kontratën sociale

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur të enjten në takim përfaqësuesit e USAID Kosova, të cilët prezantuan programin ‘Kontrata sociale’.

Komuna e Prizrenit është përzgjedhur si komunë partnere për ciklin e ardhshëm pesëvjeçar, për zbatimin e programit për kontratën sociale.

Barnatorja bimore ”Bio Drini” po zgjerohet, hap pikën e re në lagjen “Bazhdarhane” të Prizrenit

Kryetari Totaj ka bërë me dije se programi i USAID “Kontrata sociale” ka për qëllim të ndërtojë praktika të qëndrueshme të pjesëmarrjes publike dhe të forcojë partneritetin ndërmjet qeverisjes lokale dhe grupeve të qytetarëve, në funksion të përmirësimit të kualitetit të jetës së qytetarëve të Kosovës.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

“Andaj ne u zotuam për bashkëpunim dhe përkushtim të plotë në mënyrë që ky program të ketë implementim sa më të mirë në Komunën e Prizrenit”, ka deklaruar Totaj.

Më Shumë

Kapet me kokainë, prangoset burri në Malishevë

Një person është arrestuar në Malishevë pasi që i njëjti është kapuar me marihuanë dhe kokainë. Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është...

Dita Ndërkombëtare e Mamive shënohet në Spitalin e Prizrenit

Në ambientet e Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është shënuar simbolikisht 5 Maji - Dita Ndërkombëtare e Mamive, një ditë...

Lajmet e Fundit