8.3 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026

Ushtria ruse bombardon spitalin në afërsi të fabrikës Azovstal, publikohen pamjet ku shihen shumë të lënduar

Një video e publikuar më poshtë shfaq pasojat e sulmit ajror rus mbi një spital ushtarak në Ukrainë.

Videoja është realizuar nga batalioni Azov, ku shihen pasojat pas sulmeve mbi spitalin ushtarak në afërsi të fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol, transmeton Telegrafi.

“Vëmendje. Gjatë tërë natës në spitalin ushtarak që gjendet në territorin e fabrikës Azovstal në Mariupol ku qëndrojnë edhe ushtarët ukrainas, rusët kanë hedhur bomba aq të mëdha sa që arritën të depërtojnë edhe në strukturën e trashë të betonit që shërbente si mburojë”, thuhet në përshkrimin e videos.

Ndryshe Ukraina po vazhdon të mbrohet me tërë kapacitetet që kur ushtria ruse filloi pushtimin më 24 shkurt – duke mos kursyer askënd, pra bombardojnë shkolla, spitale e ndërtesa kolektive.

Madje raportohet për dhjetëra varreza masive të civilëve ukrainas të vrarë nga trupat ruse. E në Bucha ku edhe janë dokumentuar krimet janë kryer masakra të mbi 400 civilëve. /Telegrafi/

Më Shumë

Bilanc interesant i përballjeve direkte mes Bashkimit dhe Borës

Bashkimi i Prizrenit e pret sonte Borën nga kryeqyteti në kuadër të serisë gjysmëfinale të play off-it në elitën e basketbollit kosovar. Portokallinjët dhe prishtinasit...

Vizitohen objektet publike në Prizren që do t’i nënshtrohen projektit të efiçencës së energjisë

Komuna e Prizrenit ka nisur zbatimin e një projekti të rëndësishëm për përmirësimin e efiçencës së energjisë në ndërtesat publike, në bashkëpunim me Bashkimin...

Lajmet e Fundit