OBSh: Bota po përballet me sfida të mëdha si COVID-i, lija e majmunëve dhe luftërat

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se bota po përballet me sfida të frikshme, përfshirë Covid-in, luftën në Ukrainë dhe lijën e majmunëve.

Shefi i OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, kishte folur në Gjenevë, derisa ekspertët e agjencisë shëndetësore të OKB-së po diskutonin për shpërthimin e lisë së majmunëve në 15 vende jashtë Afrikës.

“Derisa flasim, kolegët tanë në mbarë botën po u përgjigjen shpërthimeve të Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos, lisë së majmunëve dhe hepatitit në Afganistan, Etiopi, Somali, Sudanin e Jugut, Republikën Arabe Siriane, Ukrainë dhe Jemen.

“Ne përballemi me një konvergjencë të frikshme të sëmundjeve, thatësirës, ??urisë dhe luftës, të nxitur nga ndryshimet klimatike, pabarazia dhe rivaliteti gjeopolitik”,ka thënë Tedros.

Më shumë se 80 raste janë konfirmuar në Evropë, SHBA, Kanada, Australi dhe Izrael.

Lija e majmunëve,  është virusi më i zakonshëm në pjesët e largëta të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore, nuk ka tendencë të përhapet shpejtë në mesin e njerëzve dhe sëmundja zakonisht është e lehtë, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.

Më Shumë

Tenton të godasë policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar në fshatin Serbicë e Poshtme të Prizrenit. Sipas raportit policor, i...

Haradinaj qëndron në Lugishtë të Hasit, viziton teqen e Shejh Xhemajliut

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar në Lugishtë të Hasit, ku ka vizituar teqen e Shejh Xhemajliut dhe është takuar me qytetarë e...

Lajmet e Fundit