13.3 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Kuvendi diskuton mos liberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovën

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare, në të cilën në rend ditë disa pika.

Do të ketë debat parlamentar në lidhje me mos liberalizimi i vizave nga BE-ja për Kosovën.

Kurse pikat të tjera janë shqyrtimi i dytë i Projekt-kodit Procedurës Penale, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Shërbimin Korrektues të Kosovës, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Shërbimin Sprovues të Kosovës, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, raporton RTKlive.

Punimet e seancës së Kuvendi i Kosovës, fillojnë në ora 10:00

Më Shumë

“Ekoregjioni” nis përditësimin e të dhënave për të gjithë klientët në Prizren

Kryeshefi Ekzekutiv i “Ekoregjionit” në Prizren, Burim Shala, ka njoftuar se ekipet e tyre do të dalin në terren për regjistrimin dhe përditësimin e...

Vetëvendosje në Prizren shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka shpallur zgjedhjet e brendshme për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Sipas njoftimit, afati për pranimin e kandidaturave dhe grumbullimin e...

Lajmet e Fundit