Turqia paralajmëron bllokimin e anëtarësimit të vendeve nordike në NATO nëse nuk i mbajnë premtimet

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë sot se vendi do të bllokojë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, nëse këto të fundit nuk i mbajnë premtimet e dhëna muajin e kaluar për luftën kundër terrorizmit.

Erdogan po ashtu ka thënë se aktualisht Suedia “nuk po tregonte një imazh të mirë”.

Kujtojmë se, Finlanda dhe Suedia aplikuan për anëtarësim në aleancën e mbrojtjes në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, por fillimisht u ndeshën me kundërshtimin e Turqisë, e cila akuzoi vendet nordike për mbështetjen e grupeve që i konsideron terroriste.

Megjithatë, në samitin e NATO-s të mbajtur në Madrid muajin e kaluar, të tre vendet nënshkruan një marrëveshje me anë të së cilës Ankaraja pranoi të heqë veton në këmbim të premtimeve për kundër-terrorizëm dhe eksporteve të armëve.

Sipas Reuters, Turqia tani ka thënë se është duke monitoruar nga afër zbatimin e marrëveshjes para se të ratifikojë aplikimet e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO.

Më Shumë

Totaj priti kryeshefin e ri të “Hidroregjionit Jugor”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi,...

Ballkani rinovon kontratën me Bleart Tolajn

FC Ballkani ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me sulmuesin Bleart Tolaj, i cili do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe për dy...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit