Sot fillon Shkolla Verore Ndërkombëtare në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, sot fillon edicioni i parë i Shkollës Verore Ndërkombëtare, e cila bashkëorganizohet me ITP-Prizren dhe DokuFest. Në këtë edicion interesimi ka qenë i madh, ku do të marrin pjesë mbi 200 studentë, profesorë e të ftuar nga 40 shtete të ndryshme të botës.

Në këtë edicion ofrohen shtatë kurse të cilët drejtohen nga shtatë profesorë të huaj dhe shtatë mësimdhënës/asistentë të universitetit. Lëndët që ofron shkolla verore ndërkombëtare, janë:

“Teaching through movies”, “Artificial Intelligence and Engineering for Smart Cities”, “English for employment purposes”, “Agriculture and Food Policy Reponses to the Covid-19 Crisis”, “Transitional Justice in Kosovo: The Pursuit of Justice through Courts and Tribunals”, “Statistical Analysis”, “Digital Marketing and Innovation during Covid19 Period”.

Ceremonia e hapjes bëhet sot në orën 11:00 në Amfiteatrin e madh të universitetit, ku do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve dhe partnerët vendor dhe ndërkombëtar dhe do të mbahet nga 1-12 Gusht 2022.

Në këtë edicion interesimi ka qenë i madh për të marrë pjesë, ku kanë aplikuar 234 studentë nga 40 shtete të ndryshme të botës, dhe atë nga:

USA, UK, Germany, Kosova, Albania, N. Macedonia, Turkey, Uzbekistan, India, Austria, Bulgaria, Jordan, Mexico, Pakistan, Philippines, Spain, Algeria, Armenia, Azerbaijan, Bosnia & H., Brazil, Congo, DR, Egypt, Ethiopia, Germany/Greece, Ghana, Greece, Indonesia, Iran, Iraq, Italy, Kenya, Malaysia, Montenegro, Morocco, Nigeria, Palestine, Russia, Serbia, South Africa, SWitzerland, Uganda, Ukraine, Yemen.

Më Shumë

Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasjes me veturën

Një aksident trafiku është regjistruar sot në rrugën “Gani Saramati” në Prizren, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, duke rezultuar me lëndimin...

Hajdari: Mbi 20 milionë euro investime në Spitalin e Prizrenit

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Osman Hajdari, ka bërë të ditur se ky institucion shëndetësor po kalon...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit