24.6 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

SPAK: Qeveria sa më parë të ekzekutojë pagat e sektorit të arsimit

Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës është tejet e shqetësuar lidhur me mosekzekutimin e pagave për të punësuarit në arsim nga ana e qeverisë së Kosovës.

Këtë veprim të qeverisë, SPAK e konsideron tepër të rrezikshëm dhe tendencë për frikësim, shantazh dhe diskriminim të drejtpërdrejtë në raport me të punësuarit e tjerë, transmeton Klan Kosova.

“Ndalja e pagës është shkelje ligjore dhe ky konstatim tashmë u vërtetua nga të gjithë ata që i njohin ligjet e Republikës së Kosovës dhe mënyrat se si duhet të funksionojë shteti ligjor dhe sistemi i demokracisë”.

E keqja dhe skandali në këtë drejtim bëhet më i madh dhe më i paperceptueshëm nga ana logjike kur dihet se, fatkeqësisht, në këtë rast shkelëse e ligjit është vetë Qeveria e cila në rrethana normale do të duhej të ishte zbatuese e ligjeve në fuqi, por, siç po shihet, kjo qeveri ka për mision shkatërrimin e sindikatave dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me demokracinë, të menduarit ndryshe, të drejtën e organizimit dhe të shprehjes së pakënaqësisë qytetare si vlera të demokracisë evropiane dhe përgjithësisht të standardit të qytetarisë demokratike.

Sipas kësaj sindikate, kjo tendencë e qeverisë paraqet rrezik për demokracinë tonë të brishtë, prandaj kërkohet ndërprerja e menjëhershme e këtyre praktikave joligjore dhe jodemokratike.

“Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës që sa më parë të ekzekutojë pagat e sektorit të arsimit dhe njëkohësisht të ulet me sindikatat që t’i diskutojë kërkesat legjitime dhe të bëhen zgjidhje me përfaqësim të dyanshëm”.

“Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës qëndron fuqishëm përkrah SBAShK-ut dhe ashtu siç ishim bashkë përgjatë rrugëtimit tonë 35-ditor, përsëri do të jemi të bashkuar deri në realizimin e kërkesave tona të drejta dhe legjitime”.

Më Shumë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në një fermë në Landovicë të Prizrenit

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se është konfirmuar rasti i parë shpërthimit të sëmundjes “Murtaja e Ruminantëve të Vegjël”. Përmes njoftimit bëhet...

Hajnat plaçkitin një shtëpi në Prizren, vidhen para dhe stoli ari në vlerë mbi 30 mijë euro

Një rast i rëndë vjedhjeje është shënuar në orët e vona të së martës në lagjen “Dardania” të Prizrenit, ku persona ende të paidentifikuar...

Lajmet e Fundit