4.7 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

10 të vrarë në Ukrainë nga 70 raketat e lëshuara nga Rusia

Sirenat e sulmit ajror ranë në të gjithë Ukrainën dje, pasi Rusia lëshoi një breshëri sulmesh në infrastrukturën civile.

Dhjetë persona u vranë dhe sulmet detyruan mbylljen e centraleve bërthamore dhe ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në shumë vende.

Duke folur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky se dje ishin lëshuar 70 raketa nga Rusia, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

“Është vetëm një ditë, por ne kemi marrë 70 raketa. Kjo është formula ruse e terrorit. E gjithë kjo është kundër infrastrukturës sonë energjetike. Spitalet, shkollat, transporti, zonat e banuara të gjitha kanë pësuar”, tha ai.

Kievi ishte një nga objektivat kryesore të sulmeve të djeshme, derisa Ministri i Brendshëm ukrainas, Denys Monastyrsky, tha se tre ndërtesa shumëkatëshe u goditën, ku humbën jetën 10 persona.

I gjithë rajoni i Kievit, shtëpia e më shumë se tre milionë njerëzve, humbi energjinë elektrike dhe ujin e rrjedhshëm pas sulmeve.

Më Shumë

Vetëvendosje fiton në Prizren me 36,414 vota

Sipas rezultateve zyrtare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese në zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor në...

“Gjendje alarmante”, Totaj: Lagjet në Prizren kanë mbetur pa rrymë që 2-3 ditë

Kryetari i Prizrenit, i cili fitoi edhe një mandat të ri në krye të komunës, Shaqir Totaj,  ka folur për ndërprerjet e gjata të...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit