1.9 C
Prizren
E martë, 23 Dhjetor, 2025

Zelensky – heroi i luftës së Ukrainës, sot mbush 45 vjet

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, sot feston ditëlindjen e 45-të.

Zelensky, i cili shërben si presidenti i gjashtë i Ukrainës që nga viti 2019, u bë shumë i njohur për të gjithë botën pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë më 24 shkurt të vitit të kaluar.

I pari i Ukrainës, përpara se të bëhej president, me profesion ishte komedian, i cili pati krijuar një kompani prodhimi të emëruar si “Kvartal 95”, kompani kjo që prodhonte filma, filma vizatimorë dhe shfaqje televizive, duke përfshirë serialin televiziv “Shërbëtori i Popullit”, në të cilin Zelensky luajti rolin e presidentit ukrainas.

Zelensky shpalli kandidaturën e tij në zgjedhjet presidenciale 2019 në mbrëmjen e 31 dhjetorit 2018, krahas fjalimit të Vitit të Ri të presidentit të atëhershëm Petro Poroshenko në kanalin televiziv 1+1.

Si i huaj në politik, ai ishte bërë tashmë një nga kandidatët kryesorë në sondazhet e opinionit për zgjedhjet. Ai fitoi zgjedhjet me 73.23 për qind të votave në raundin e dytë, duke mundur Poroshenkon.

Kujtojmë se ndonëse në luftë përballë Rusisë, Zelenskyt i është ofruar mundësia që qysh në shkurt të vitit të kaluar ai ta lë Ukrainën për shkaqe sigurie, por një gjë e tillë ishte refuzuar nga vetë ai, ndërsa në vitin 2022, Zelensky është shpallur si personi i vitit, teksa sondazhet e opinionit në Ukrainë e kanë rënditur atë si presidentin më të madh të Ukrainës.

Më Shumë

“Iu përkeqësua gjendja”, detaje të reja nga vdekja e 12-vjeçares në Prizren

Rreth vdekjes së 12-vjeçares L.Shala, në Pediatrinë e Prizrenit, për Klankosova.tv janë deklaruar nga spitali i qytetit.   Shefajet Berisha nga Spitali i Prizrenit, thotë se...

Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji autoambulancën në Rahovec

Është arrestuar i dyshuari për zjarrvënie në autoambulancën e Qendrës së Mjekësisë Familjare të fshatit Ratkoc të Rahovecit.   Policia ka bërë të ditur se gjatë...

Lajmet e Fundit